“...ai i cili na kishte përndjekur në të kaluarën tani predikon besimin që ai dikur e shkatërronte.” - Galatasve 1:23 Ky varg na e tregon ndryshimin që kishte ndodhur në jetën e Apostullit Pal. Në fillim, dhe me zell, ai provonte ta shkatërronte besimin e të Krishterëve, por pas takimit të tij hynor me Jezusin, Pali u shpëtua. Dëshira dhe vullneti i tij ndryshuan nga shkatërrimi në ndërtim. Kur Jezusin hyn në jetën e ndokujt sot, e njëjta gjë do të ndodhë. Ndoshta, më parë, ju keni luftuar me dëshirë, me gjithë zemër kundër Jezusit, por tani Ai është Miku juaj më i shtrenjtë. Te 2 Korintasve 5:17, Bibla thotë: “...nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra ikën; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.” Para se të mbarojmë, dua të shtoj dhe një mendim tjetër. Unë kam lexuar që Mbreti Redwald i Anglisë Lindore ndërtoi një vend të shenjtë që nga njëra anë kishte një altar për Zotin e vërtetë, ndërsa nga ana tjetër një altar për perënditë e rreme. Kjo është situata edhe në zemrat e besimtarëve të ftohtë. Atje ndërtojnë një pjesë modeste për Zotin e Biblës, por ruajnë një pjesë të madhe për idhujt e kësaj bote. Te vargu i mësipërm, është e qartë që Pali nuk ishte kështu. Ai iku plotësisht nga puna e shkatërrimit, dhe filloi me punën e predikimit. Ai jetoi plotësisht për Jezusin! Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |