“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E PARË Çfarë do të thotë “të lindësh përsëri”? Patjetër, është që ne të kemi një jetë të re në Krishtin, dhe të jetojmë për lavdinë e Tij përmes Frymës së Perëndisë. Ne të gjithë jemi lindur në këtë botë me një trup mishor, por te Gjoni 3:7, Jezusi vetë tha: “Ju duhet të lindni përsëri.” Lindja e dytë është lindja shpirtërore. Te Gjoni 3:6, Bibla thotë: “Ai që lind prej mishit është mish; dhe ai që lind prej Frymës është frymë.” Pse duhet të lindim përsëri prej Frymës së Perëndisë? Sepse Bibla thotë te Efesianëve 2:1: “Dhe ai ju ka ngjallur, që ishit të vdekur në shkelje dhe mëkate...”. Edhe pse ishim të gjallë në trup, ishim të vdekur ndaj Perëndisë; duke jetuar në mëkate. Tani, një pyetje tjetër: Si mund të lindim përsëri? Shikojeni këtë varg, 1 e Pjetrit 1:23, këtu Bibla thotë: “Duke qenë të rilindur, jo prej një fare që prishet, por që nuk prishet, prej Fjalës së Perëndisë, e cila jeton dhe qëndron përgjithmonë.” Është e qartë prej këtij vargu që ka dy fara; një që prishet, dhe një që nuk prishet kurrë, e cila është Fjala e Perëndisë që është prej Frymës së Tij.
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |