“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E TRETË Unë dua të theksoj këtu që ne duhet të mos harrojmë që ky shpëtim, domethënë, kjo lindja e dytë është një dhuratë nga Perëndia. Te Efesianëve 2:8-9, Bibla thotë: “8Sepse prej hirit ju jeni të shpëtuar nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej vetes suaj; ajo është dhurata e Perëndisë; 9Jo prej veprave, që të mos mburret ndokush.” Zoti e di mentalitetin e njerëzimit. Nëse do të ishte e mundur që ne të shpëtohemi me anë të veprave të mira që kemi bërë, ne të gjithë do të mburreshim duke lartësuar veten tonë mbi të tjerët, por kjo është e papranueshme para Zotit. Ai na dha lindjen e dytë si një dhuratë që pranohet me anë të besimit, dhe pastaj bëjmë vepra të mira për lavdinë e Perëndisë, jo që të shpëtohemi, por për shkak se jemi të shpëtuar dhe duam t’i shërbejmë Zotit. Një problem është që ka besimtarë që kanë filluar në Frymë, dhe mendojnë se do t’i përdorin veprat e mira për ta përsosur veten e tyre para Perëndisë. Patjetër, edhe kjo nuk shkon. Shpëtimi që Zoti na ka dhënë është i përsosur. Ne nuk mund t’i shtojmë ndonjë gjë atij që të bëhet më mirë. Te Hebrenjve 7:25, shkruesi, duke folur për Jezusin, thotë: “...ai është në gjendje edhe t’i shpëtojë plotësisht ata që vijnë te Perëndia nëpërmjet tij...”. Domethënë, përmes sakrificës së Jezusit në kryq dhe përmes ngjalljes së Tij prej së vdekurish, ne kemi një shpëtim të plotë. Lavdi Zotit! Shpëtimi është i plotë, i sigurtë dhe i përhershëm!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |