“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.” - Gjoni 3:7 PJESA E KATËRT Kjo, sot, do të jetë pjesa e fundit në studimin tonë për lindjen e dytë. Tani, në fund, unë dua të theksoj që sipas Biblës, kjo lindja e dytë është e përhershme! Ne jemi lindur në familjen e Perëndisë. Kjo nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të humbet. Te Gjoni 6:37, Jezusi tha: “...dhe atë që vjen tek unë, kurrsesi nuk do ta flak jashtë.” Premtimet e Perëndisë janë të sigurta. Nëse Ai tha: “...kurrsesi nuk do ta flak jashtë.” Atëherë, ne që kemi ardhur tek Ai përmes besimit, kemi një pjesë të sigurtë dhe të përhershme në familjen e Tij. Prandaj, pas jetës sonë këtu në botë, ne do të trashëgojmë Mbretërinë e Perëndisë. Te 1 e Pjetrit 1:3-5, Bibla thotë: “3Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili prej mëshirës së tij të pamasë na ka lindur përsëri për një shpresë të gjallë prej ngjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish, 4Për një trashëgimi të pakorruptueshme, të panjollosur, dhe që nuk vyshket, të ruajtur në parajsë për ju, 5Që mbaheni prej fuqisë së Perëndisë nëpërmjet besimit për shpëtim gati të zbulohet në kohën e fundit.” Ne jemi të sigurtë në Krishtin! E ardhmja jonë është shumë e ndritshme! AMIN!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |