“Mos harroni t’i prisni të huaj; sepse prej kësaj disa i kanë pritur engjëjt pa e ditur.” - Hebrenjve 13:2 Mirëdita! Sot, unë dua ta përdor këtë varg që lexuam dje në kishë. Çfarë mund të mësojmë prej këtij vargu? Së pari, është e qartë që engjëjt janë afër nesh. Nganjëherë këta mund të duken në një trup fizik. Domethënë, sipas Biblës, ne do t’i takojmë ata dhe do të flasim me ta pa e ditur që janë engjëjt e Perëndisë, sepse për ne do të duken si njerëz normal që i takojmë përditë. Ideja që engjëjt e Zotit janë afër nesh duhet të na ngushëllojë në zemër dhe në mendje. Gjithashtu, prej këtij vargu, ne mund të mësojmë që të krishterët duhet të jenë mikpritës. Ne duhet të jemi të dashur ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj të huajve, domethënë, ndaj atyre që nuk i njohim. T’i ndihmojmë, t’i udhëzojmë, t’i ushqejmë. Ndoshta dikush do të thoshte: “Kjo gjë ishte më e përshtatshme në antikitet, por jo në kohën e sotme.” Megjithatë, na u zbulua një e fshehtë këtu që engjëjt mund të vijnë në formën e njeriut dhe ne do të kemi mundësinë t’u shërbejmë atyre që na shërbejnë në emër të Zotit. Vini re këtu, që Bibla nuk thotë që ne duhet të presim çdo njeri në shtëpi. Patjetër, bota është plot me njerëz të rrëzikshëm që nuk duhet t’i ftojmë në shtëpitë tona, rreth familjes dhe fëmijëve. Prandaj ne duhet ta dëgjojmë Frymën e Shenjtë brenda nesh për udhëzimet e Tij në marrëdhëniet tona me ÇDO PERSON. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |