“Ja, Perëndia është ndihmësi im; Zoti është me ata që mbështesin shpirtin tim.” Psalmi 54:4 Pjesa e dytë Sot, ne duam të vazhdojmë me temën që filluam javën e kaluar. Perëndia është Ndihmësi ynë! Te pika e parë, ne pamë vështirësinë e titullit. Domethënë, Zoti është gati të përballojë çdo vështirësi për hatrin e atyre që besojnë tek Ai. Tani, te pika e dytë, le të shikojmë përulësinë e titullit. Titulli “ndihmës” përshkruan një njeri që vjen përkrah në kohë vështirësie. Në fakt, ky titull nuk tingëllon si diçka e lavdishme. Për mua, ky tingëllon si një shërbëtor. Saktësisht! Shikoni çfarë tha Jezusi për veten e Tij te Lluka 22:26, Ai tha: “...unë jam midis jush si ai që shërben.” Si mund jetë Zoti një shërbëtor? Në të njëjtën mënyrë që një grua që ka lindur kujdeset për beben e saj, ose si një baba që mëson fëmijën e tij të ecë, ose si një ushtar që shërben në ushtri për të mbrojtur ata që janë më të dobët, domethënë, për hatrin e atyre që jane të vegjël, të moshuar, ose të paaftë. I madhi i shërben të voglit. Në një martesë, zakonisht, burri është më i forti dhe më i madhi, dhe nëse ka dëshirë mund ta drejtojë shtëpinë e tij me forcë. Nëse ka dëshirë ai mund të jetë i ashpër, i rreptë dhe i pamëshirshëm, por pa dyshim, ne të gjithë e dimë që kjo nuk është normale. Një burrë i mirë e di se si të sillet me dashuri ndaj familjes së tij, dhe është gati të shkojë deri në skajet e tokës që gruaja dhe fëmijët e tij të jetojnë në paqe, në dashuri, me shëndet të mirë, etj. Perëndia është njësoj, në fakt, Ai e pranoi vdekjen në kryq, që ne të mund te kemi jetën e përjetshme. Ai me të vërtetë është Ndihmësi ynë i madh! Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |