“Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën; sepse ti do t’i trashëgosh të gjitha kombet.” - Psalmi 82:8 Perëndia është Gjykatësi i botës. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, “gjykatësi” është ai që shqyrton dhe zgjidh çështje penale e civile sipas ligjeve në fuqi. Në këtë botë, ligji i Perëndisë është ligji përfundimtar. Domethënë, Ai do të ketë fjalën e fundit për çdo çështje dhe çdo njeri. Tani, Psalmi 82 është një psalm në të cilin shkruesi shpreh ankesat e tij për padrejtësi në qeveritë e njerëzve. Ne shikojmë pothuajse të njëjtën gjë sot; padrejtësi në qeveri, padrejtësi në gjyq, pradrejtësi në sjelljen dhe mentalitetin e njerëzimit. Le t’i çojmë ankesat tona tek Ai që na i dëgjon lutjet dhe që i zbaton sipas vullnetit të Tij. Edhe vargu ynë i sotëm është një lutje. Shkruesi tha: “Ngrihu, O Perëndi, gjyko tokën...”. Kur ne shikojmë ndonjë padrejtësi, le të bëjmë një lutje kundër asaj; që Perëndia të merret me këtë punë dhe ta bëjë të drejtë atë që është e shtrember, t’i ngrejë kokat e të përulurve, t’i çlirojë ata që janë të pushtuar, t’i ngushëllojë ata që vajtojnë, t’u sjellë shpresë atyre që janë pashpresë. Nëse shikoni ndonjë mëkat që sundon edhe në zemrën tuaj, kërkoni ndihmën e Gjykatësit më të mëshirshëm në historinë e botës. Ai është Krijuesi i botës; Ai është Zoti; Ai është Pronari i tokës, dhe prandaj do t’i trashëgojë të gjitha kombet. Te Libri i Zanafillës 18:25, Bibla thotë: “A nuk do të bënte drejtësi Gjykatësi i gjithë botës?” Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |