“Ata që u mbollën në shtëpinë e ZOTIT do të lulëzojnë në oborret e Perëndisë sonë.” - Psalmi 92:13 Sot, unë ndihem se ka nevojë të ritheksoj mesazhin që predikuam në kishë të dielën e kaluar. Shtëpia e Zotit, që në ditën tonë quhet “kisha”, është një vend shumë i veçantë; plot me bekime për të gjithë që hyjnë besnikërisht në dyert e saj. Vargu ynë për sot flet për një popull që është mbjellur në shtëpinë e Perëndisë. Bima apo pema e jetës suaj do të thahet në gurishten e kësaj bote, ku çdokush lufton për veten e tij dhe vjedh ushqimin e të tjerëve; ku toka është helmuar me epshet e mishit. Ndoshta do t’i numëroni të suksesshëm ata të botës, por prisni pak sa të shikoni fundin e historisë së tyre dhe pastaj beni llogari. Për ne, besimtarët e Biblës, kisha është një lulishte e bukur, ku jemi mbjellur prej duarve të dhimbsura në pleh ushqyes; ku Kujdestari i lulishtes vjen shpesh vërdallë dhe kontrollon çdo bimë të Tij duke i ujitur ato me Fjalën e Tij të Shenjtë. Po, dhe nganjëherë ka nevojë për krasitje, kur Ai heq prej nesh degë të pafrytshme që pengojnë rritjen tonë të mirë. Edhe kjo punë, me gjithë dhimbjet e saj, është bërë me duar të dashuruara dhe për të mirën tonë. Kisha është vendi, i vetmi vend në Bibël, që quhet shtylla dhe toka e së vërtetës. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
December 2024
Kategoritë |