1 Pali, një shërbëtor i Perëndisë, dhe një apostull i Jezu Krishtit, sipas besimit të të zgjedhurit të Perëndisë, dhe pranimit të së vërtetës që është sipas perëndishmërisë;
2 Me shpresën e jetës së përjetshme, të cilën Perëndia, që nuk mund të gënjejë, e premtoi para se të fillonte bota;
3 Por në kohët e duhura e ka manifestuar fjalën e tij përmes predikimit, që më është besuar mua sipas urdhërimit të Perëndisë shpëtimtarit tonë;
4 Titusit, birit tim vetjak sipas besimit të përbashkët: Hir, mëshirë dhe paqe prej Perëndisë Atë dhe Zotit Jezu Krisht Shpëtimtarit tonë.
5 Për këtë arsye unë të lashë ty në Kretë, që ti t’i vije në rregull gjërat që mungojnë, dhe të caktosh pleq në çdo qytet, ashtu siç të porosita;
6 Nëse ndokush është i pafajshëm, burri i një gruaje, duke pasur fëmijë besnikë të pa akuzuar për shthurje ose të pashtruar.
7 Sepse një peshkop duhet të jetë i pafajshëm, si një shërbyes i Perëndisë; jo kokëfortë, jo inatosur shpejt, jo i dhënë pas verës, jo rrahës, jo i dhënë pas fitimeve të pista;
8 Por një i dashur për mikpritjen, i dashur të njerëzve të mirë, i matur, i drejtë, i shenjtë, i vetëpërmbajtur;
9 Duke e mbajtur fort fjalën besnike siç i është mësuar, që ai të mund të jetë në gjendje prej doktrinës së shëndoshë si t’i nxisë dhe t’i bindë kundërshtarët.
10 Sepse ka shumë të pashtruar dhe folës të kotë dhe mashtrues, sidomos ata të rrethprerjes;
11 Gojët e të cilëve duhet të heshtin, të cilët shkatërrojnë familje të tëra, duke dhënë mësim për gjërat që nuk duhen, për shkak të fitimeve të pista.
12 Njëri prej tyre, madje një profet i tyre, tha: Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, bisha të këqija, barqe të ngeshëm.
13 Kjo dëshmi është e vërtetë. Prandaj qortojini ata ashpër, që të mund të jenë të shëndoshë në besim;
14 Duke mos u kushtuar vëmendje përrallave të judejve, dhe urdhërimeve të njerëzve, që kthehen prej së vërtetës.
15 Për të pastërtit të gjitha gjërat janë të pastra; por për ata që janë të ndotur dhe mosbesues nuk ka gjë të pastër; por edhe mendja dhe ndërgjegjja e tyre është e ndotur.
16 Ata rrëfejnë se e njohin Perëndinë; por me vepra e mohojnë atë, duke qenë të neveritshëm, dhe të padëgjueshëm, dhe të pavlerë për çdo vepër të mirë.