1 Por ti fol gjërat të përshtatshme për doktrinë të shëndoshë;
2 Që të moshuarit të jenë të matur, seriozë, të vetëpërmbajtur, të shëndoshë në besim, në dashuri, në durim.
3 Gratë e moshuara njësoj, që të jenë me sjellje që i takon shenjtërisë, jo akuzuese të rrema, jo të dhënë për shumë verë, mësuese të gjërave të mira;
4 Që ato të mund t’i mësojnë gratë e reja të jenë të matura, t’i duan burrat e tyre dhe t’i duan fëmijët e tyre,
5 Të jenë të urta, të dëlira, mbajtëse të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet.
6 Njësoj i nxit të rinjtë të kenë një mendje të shëndodhë.
7 Duke e treguar veten në të gjitha gjërat një model i veprave të mira; në doktrinë duke treguar pakorruptueshmëri, ndershmëri, sinqeritet,
8 Të folur të shëndoshë, që nuk mund të dënohet; që ai i cili është në anën e kundërt të mund të turpërohet, duke mos pasur gjë të keqe të thotë për ty.
9 Nxit shërbëtorët të jenë të bindur ndaj zotërinjve të tyre, dhe t’i kënaqin mirë ata në të gjitha gjërat; duke mos i kundërtshtuar me fjalë;
10 Duke mos vjedhur, por duke treguar gjithë besnikërinë e mirë; që të mund ta zbukurojnë doktrinën e Perëndisë Shpëtimtarit tonë në të gjitha gjërat.
11 Sepse hiri i Perëndisë që sjell shpëtim u është shfaqur të gjithë njerëzve,
12 Duke na mësuar që, duke mohuar paperëndishmërinë dhe epshet botërore, ne duhet të jetojmë të matur, të drejtë, dhe perëndishmërisht, në këtë botën e sotme;
13 Duke e pritur atë shpresën e bekuar dhe shfaqjen e lavdishme të Perëndisë së madh dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht;
14 I cili dha veten e tij për ne, që ai të mund të na shpengojë prej gjithë ligësisë, dhe të pastrojë te vetja një popull të veçantë, të zellshëm për vepra të mira.
15 Këto gjëra thoni, dhe nxisni, dhe qortoni me gjithë autoritetin. Le të mos të të përbuzë njeri.