1 Dhe Perëndia i tha Jakobit: Çohu, ngjitu te Betheli, dhe bano atje; dhe bëji atje një altar Perëndisë, që t’u shfaq ty kur ti u arratise nga fytyra e Esaut, vëllait tënd.
2 Atëherë Jakobi i tha familjes së tij, dhe të gjithë atyre që ishin me të: Largojini perënditë e huaj që janë midis jush, dhe jini të pastër, dhe ndërroni rrobat tuaja;
3 Dhe le të çohemi, dhe të ngjitemi në Bethel; dhe unë do t’i bëj atje një altar Perëndisë, që m’u përgjigj në ditën e shtrëngimit tim, dhe ishte me mua në rrugën që veja.
4 Dhe ata ia dhanë Jakobit gjithë perënditë e huaj që ishin në duart e tyre, dhe gjithë vathët e tyre që ishin në veshët e tyre; dhe Jakobi i fshehu nën lisin që ishte pranë Shekemit.
5 Dhe ata udhëtuan; dhe tmerri i Perëndisë ishte mbi gjithë qytetet që ishin rrethepërqark tyre, dhe ata nuk ndoqën bijtë e Jakobit.
6 Kështu Jakobi arriti në Luz, që është në tokën e Kanaanit, domethënë, Bethel, ai dhe të gjithë njerëzit që ishin me të.
7 Dhe ai ndërtoi një altar atje, dhe vendin e quajti Elbethel; sepse atje Perëndia iu shfaq atij, kur ai u arratise nga fytyra e vëllait të tij.
8 Por vdiq Debora, mëndesha e Rebekës, dhe ajo u varros poshtë Bethelit nën një lis; dhe emri i tij u quajt Alonbakuth.
9 Dhe Perëndia iu shfaq Jakobit përsëri, kur ai doli nga Padanarami, dhe e bekoi atë.
10 Dhe Perëndia i tha atij: Emri yt është Jakob; emri yt nuk do të quhet më Jakob, por Izrael do të jetë emri yt; dhe ai i vuri emrin Izrael.
11 Dhe Perëndia i tha atij: Unë jam Perëndia i Gjithëfuqishëm; ji i frytshëm dhe shumohu; një komb dhe një grup kombesh do të jenë prej teje, dhe mbretër do të dalin nga ijët e tua;
12 Dhe tokën që ia dhashë Abrahamit dhe Isakut, unë do të ta jap ty, dhe farës sate pas teje do t’ia jap këtë tokë.
13 Dhe Perëndia u ngjit lart prej tij nga vendi ku foli bashkë me të.
14 Dhe Jakobi ngriti një shtyllë në vendin ku ai foli bashkë me të, madje një shtyllë prej guri; dhe ai derdhi një dhurim pije mbi të, dhe derdhi vaj mbi të.
15 Dhe Jakobi e quajti vendin ku Perëndia foli me të, Bethel.
16 Dhe ata u nisën nga Betheli; dhe ishte vetëm pak rrugë për të arritur në Efrath; dhe Rakela u shtrëngua për të lindur, dhe kishte shtërzim të rëndë.
17 Dhe ndodhi, kur ishte në shtërzim të rëndë, që mamia i tha: Mos ki frikë; ti do ta kesh edhe këtë bir.
18 Dhe ndodhi, ndërsa po ikte shpirti i saj, (sepse ajo vdiq) që ajo i vuri emrin Benoni; por ati i tij e quajti atë Benjamin.
19 Dhe Rakela vdiq, dhe u varros në rrugën për në Efrath, që është Bethlehemi.
20 Dhe Jakobi ngriti një shtyllë mbi varrin e saj; ajo është shtylla e varrit të Rakelës deri më sot.
21 Dhe Izraeli udhëtoi, dhe e shtriu çadrën e tij përtej kullës së Edarit.
22 Dhe ndodhi, kur Izraeli banoi në atë vend, që Rubeni shkoi dhe u shtri me Bilhën, konkubinën e atit të vet; dhe Izraeli e mori vesh. Tani, bijtë e Jakobit ishin dymbëdhjetë;
23 Bijtë e Leas: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit, dhe Simeoni, dhe Levi, dhe Juda, dhe Isakari, dhe Zebuluni;
24 Bijtë e Rakelës: Jozefi, dhe Benjamini;
25 Dhe bijtë e Bilhës, shërbëtores së Rakelës: Dani, dhe Naftaliu;
26 Dhe bijtë e Zilpës, shërbëtores së Leas: Gadi, dhe Asheri; këta janë bijtë e Jakobit, që i kishin lindur atij në Padanaram.
27 Dhe Jakobi erdhi tek Isaku, ati i vet, në Mamre, në qytetin e Arbahut, që është Hebroni, ku Abrahami dhe Isaku banonin përkohësisht.
28 Dhe ditët e Isakut ishin njëqind e tetëdhjetë vjet.
29 Dhe Isaku dha shpirt, dhe vdiq, dhe u mblodh me njerëzit e vet, duke qenë i moshuar dhe me ditë plot; dhe bijtë e tij, Esau dhe Jakobi, e varrosën atë.