1 Dhe pas këtyre unë dëgjova një zë të madh të të njerëzve në qiell, duke thënë: Aleluja; Shpëtimi, dhe lavdia, dhe nderimi, dhe fuqia, Zotit, Perëndisë sonë;
2 Sepse të vërteta dhe të drejta janë gjykimet e tij; sepse ai ka gjykuar kurvën e madhe, e cila e prishi tokën me kurvërinë e saj, dhe ka marrë hak për gjakun e shërbëtorëve të tij prej dorës së saj.
3 Dhe ata përsëri thanë: Aleluja. Dhe tymi i saj u ngjit lart përherë e përherë.
4 Dhe të njëzetë e katër pleqtë dhe të katër bishat ranë përmbys dhe adhuruan Perëndinë që ishte ulur mbi fronin, duke thënë: Amin; Aleluja.
5 Dhe një zë doli prej fronit, duke thënë: Lavdëroni Perëndinë tonë, të gjithë ju shërbëtorët e tij, dhe ju që e keni frikë atë, si të vegjlit dhe të mëdhenjtë.
6 Dhe unë dëgjova sikur ishte zëri i një turme të madhe, dhe si zëri i shumë ujërave, dhe si zëri i bubullimave të forta, duke thënë: Aleluja; sepse Zoti Perëndi i gjithfuqishëm mbretëron.
7 Le të jemi të gëzuar dhe të ngazëllohemi, dhe t’i japim nder atij; sepse martesa e Qengjit ka ardhur, dhe gruaja e tij e ka përgatitur veten.
8 Dhe asaj i është dhënë që ajo të vishet me pëlhurë liri të bukur, të pastër dhe të bardhë; sepse pëlhura e lirit të bukur është drejtësia e shenjtorëve.
9 Dhe ai më thotë: Shkruaj: Të bekuar janë ata që janë thirrur në darkën e martesës së Qengjit. Dhe ai më thotë: Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë.
10 Dhe unë rashë te këmbët e tij për ta adhuruar. Dhe ai më tha: Kujdes të mos e bëj; unë jam bashkëshërbëtori yt, dhe i vëllezërve të tu që kanë dëshminë e Jezusit; adhuro Perëndinë; sepse dëshmia e Jezusit është fryma e profecisë.
11 Dhe pashë qielli të hapej, dhe ja një kalë i bardhë; dhe ai që ishte ulur mbi të quhej Besniku dhe i Vërteti, dhe në drejtësi ai gjykon dhe bën luftë.
12 Sytë e tij ishin si një flakë zjarri, dhe mbi kokën e tij ishin shumë kurora; dhe ai kishte një emër të shkruar, që nuk e dinte njeri, përveç vet atij.
13 Dhe ai ishte veshur me një rrobë të ngjyer në gjak; dhe emri i tij quhet Fjala e Perëndisë.
14 Dhe ushtritë që ishin në qiell e pasonin mbi kuaj të bardhë, të veshur me pëlhurë liri të bukur, të bardhë dhe të pastër.
15 Dhe nga goja e tij del një shpatë e mprehtë, që ai me të t’i godiste kombet; dhe ai do t’i qeverisë ato me shkop të hekurt; dhe ai e shkel shtrydhoren e furisë dhe zemërimit të Perëndisë të Gjithëfuqishëm.
16 Dhe mbi rrobën e tij dhe mbi kofshën e tij ai ka një emër të shkruar: MBRETI I MBRETËRVE, DHE ZOTI I ZOTËRVE.
17 Dhe unë pashë një engjëll duke qëndruar në diell; dhe ai bërtiti me një zë të lartë, duke u thënë gjithë shpendëve që fluturojnë në mes të qiellit: Ejani dhe mblidhuni të gjithë bashkë në darkën e Perëndisë së madh;
18 Që ju të mund të hani mishin e mbretërve, dhe mishin e kapitenëve, dhe mishin e të fortëve, dhe mishin e kuajve, dhe të atyre që ulen mbi ta, dhe mishin e të gjithë njerëzve, si të të lirëve dhe të skllevërve, si të të vegjëlve dhe të të mëdhenjve.
19 Dhe unë e pashë bishën, dhe mbretërit e tokës, dhe ushtritë e tyre, të mbledhura bashke për të bërë luftë kundër atij që ishte ulur mbi kalin, dhe kundër ushtrisë së tij.
20 Dhe bisha u kap, dhe bashkë me të profeti i rremë që bëri mrekulli përpara tij, me të cilat i mashtronte ata që kishin marrë shenjën e bishës, dhe ata që adhuronin imazhin e tij. Këta të dy u hodhën të gjallë në një liqen të zjarrtë që digjej me squfur.
21 Dhe ata që mbetën u vranë me shpatën e atij që ishte ulur mbi kalin, shpatë e cila dilte nga goja e tij; dhe të gjithë shpendët u ngopën me mishin e tyre.