1 Edhe pse unë flas me gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kem dashuri, jam bërë si një tunxh kumbues, apo një cimbal tingëllues.
2 Dhe megjithëse e kam dhuntinë e profetizimit, dhe kuptoj të gjitha misteret, dhe gjithë njohurinë; dhe megjithëse kam gjithë besimin, aq sa mund të lëviz male, dhe të mos kem dashuri, jam asgjë.
3 Dhe megjithëse i dhuroj të gjitha mallrat e mia për të ushqyer të varfërit, dhe megjithëse e jap trupin tim të digjet, dhe të mos kem dashuri, s’më bën fare dobi.
4 Dashuria vuan gjatë, dhe është bujare; dashuria nuk lakmon; dashuria nuk mburret, nuk krekoset,
5 Nuk sillet padenjësisht, nuk kërkon për veten e saj, nuk provokohet lehtësisht, nuk mendon keq;
6 Nuk gëzon në paudhësi, por gëzon në të vërtetën;
7 Të githa i mban, të gjitha i beson, të gjitha i shpreson, të gjitha i duron.
8 Dashuria nuk shteret kurrë; por nëse ka profeci, ato do të shteren; nëse ka gjuhë, ato do të pushojnë; nëse ka njohuri, ajo do të zhduket.
9 Sepse ne pjesërisht dimë, dhe pjesërisht profetizojmë.
10 Por kur të vijë ajo që është e përsosur, atëherë ajo që është pjesërisht do të zhduket.
11 Kur isha fëmijë, unë flisja si fëmijë, kuptova si fëmijë, mendova si fëmijë; por kur u bëra burrë, hodha tutje gjërat fëminore.
12 Për tani vështrojmë nëpër një xham, errësisht; por atëherë ballë për ballë; tani unë njoh pjesërisht, por atëherë do ta njoh madje ashtu siç njihem.
13 Dhe tani qëndrojnë besimi, shpresa, dashuria, këto tri; por më e madhja midis këtyre është dashuria.