PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

LETRA E PARË PALIT TIMOTEUT

KAPITULLI 6

1 Të gjithë shërbëtorët që janë nën zgjedhë le t’i numërojnë zotërinjtë e tyre të denjë për gjithë nderimin, që emri i Perëndisë dhe doktrina e tij të mos blasfemohen.
 
2 Dhe ata që kanë zotërinj besimtarë, le të mos i përçmojn, sepse janë vëllezër; por më mirë t’u bejnë shërbesë atyre, seps janë besnikë dhe të dashur, pjestarë të përfitimit. Këto gjëra i nxit dhe i jep në mësim.
 
3 Nëse ndokush jep tjetër mësim, dhe nuk miraton fjalë të shëndosha, madje fjalët e Zotit tonë Jezu Krisht, dhe doktrinën e cila është sipas perëndishmërisë;
 
4 Ai është krenar, duke mos ditur gjë, por është dhënë pas pyetjeve dhe zënkave të fjalëve, prej nga vijnë zilia, grindja, sharje, dyshime të këqija,
 
5 Debate të çoroditura të njerëzve me mendje të prishura, dhe pa të vërtetën, duke menduar që fitimet janë perëndishmëri; prej të tillëve largohu.  
 
6 Por perëndishmëria me kënaqësi është fitim i madh.
 
7 Sepse ne nuk sollëm gjë në këtë botë, dhe është e sigurtë që nuk mund të nxjerrim gjë.
 
8 Dhe duke patur bukë dhe rroba le të jemi të kënaqur me këto.
 
9 Por ata që duan të jenë të pasur bien në tundim dhe grackë, dhe në shumë epshe budallenjsh dhe të dhimbshme, të cilat i mbysin njerëzit në shkatërrim dhe në humbje.
 
10 Sepse dashuria e parave është rrënja e të gjitha të këqijave; të cilat pasi disa i lakmuan, ata devijuan nga besimi, dhe e kanë shpuar veten me shumë brenga.
 
11 Por ti, O njeri i Perëndisë, ia mbath prej këtyre gjërave; dhe ndiq drejtësinë, perëndishmërinë, besimin, dashurinë, durimin, butësinë.
 
12 Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme, për të cilën je edhe i thirrur, dhe ke rrëfyer një rrëfim të mirë para shumë dëshmitarëve.
 
13 Unë të urdhëroj në sytë e Perëndisë, i cili i jep jetë gjithçkaje, dhe përpara Krishtit Jezus, i cili përpara Pontius Pilatit dëshmoi një rrëfim të mirë;
 
14 Që ti ta ruash këtë urdhërim pa njollë, të paqortueshëm, deri në shfaqjen e Zotit tonë Jezu Krisht;
 
15 I cili në kohët e tij do të tregojë, kush është i Fuqishmi i vetëm dhe i bekuar, Mbreti i mbretërve, dhe Zoti i zotërve;
 
16 I vetmi që ka pavdekësi, duke banuar në dritën tek e cila nuk mund të afrohet njeri; të cilin nuk e ka parë njeri, as nuk mund ta shohë; të cilit i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm. Amin.
 
17 Urdhëroji ata që janë të pasur në këtë botë, që të mos jenë krenarë, dhe as të mos besojnë në pasuri të pasigurta, por në Perëndinë e gjallë, i cili na i jep të gjitha gjërat me bollëk për t’i shijuar;
 
18 Që të bëjnë mirë, që të jenë të pasur në vepra të mira, të jenë dorëdhënës, të vullnetshëm për të ndarë me shoqëri pasurinë;
 
19 Duke siguruar për veten e tyre një themel të mirë ndaj kohës që vjen, që të mund të rrokin jetën e përjetshme.
 
20 O Timote, ruaje atë që të është besuar ty, duke shmangur dokrra pagane dhe të kota, dhe kundërshtime të shkencës të quajtura kështu në mënyrë të rreme;
 
21 Të cilat disa duke i rrëfyer kanë devijuar në lidhje me besimin. Hiri qoftë me ty. Amin.
(Letra e parë për Timoteun u shkrua prej Laodicesë, që është kryeqyteti i Frigjisë Pacatiana.)


KLIKONI KËTU NËSE DONI TË KTHEHENI TE FAQJA E PËRBAJTJES SË BIBLËS
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet