PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

UNGJILLI SIPAS GJONIT

KAPITULLI 8

1 Jezusi shkoi në malin e Ullinjve.
 
2 Dhe herët në mëngjes ai erdhi përsëri në tempull, dhe të gjithë njerëzit erdhën tek ai; dhe ai u ul, dhe u dha mësim atyre.
 
3 Dhe skribët dhe farisenjtë i sollën atij një grua që u kap në tradhti bashkëshortore; dhe pasi e kishin vendosur atë në mes,
 
4 Ata i thonë atij: Mësues, kjo grua u kap në tradhti bashkëshortore, në flagrancë.
 
5 Tani, Moisiu në ligj na urdhëroi, që të tilla duhet të goditen me gurë, po ti çfarë thua?
 
6 Këtë thanë, duke e tunduar atë, që ata të kishin pse ta paditnin. Por Jezusi u përkul, dhe me gishtin e tij shkroi përdhe, sikur nuk i dëgjoi ata.
 
7 Kështu, kur vazhduan ta pyesnin, ai u drejtua, dhe u tha: Ai që është pa mëkat midis jush, le të hedhë i pari gur kundër saj.
 
8 Dhe ai përsëri u përkul, dhe shkroi përdhe. 
 
9 Dhe ata që e dëgjuan, duke qenë të bindur nga ndërgjegjja e tyre, dolën jashtë një nga një, duke filluar nga më i vjetri deri tek i fundit; dhe Jezusi u la vetëm, dhe gruaja duke qëndruar në mes.
 
10 Pasi Jezusi u drejtua, dhe nuk pa njeri përveç gruas, i tha asaj: Grua, ku janë ata paditësit e tu? A nuk të ka dënuar ty ndonjëri?
 
11 Ajo tha: Asnjë njeri, Zot. Dhe Jezusi i tha asaj: Edhe unë nuk të dënoj, shko, dhe mos mëkato më.
 
12 Pastaj Jezusi u foli përsëri atyre, duke thënë: Unë jam drita e botës, ai që më ndjek mua nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.
 
13 Prandaj farisenjtë i thanë atij: Ti jep dëshmi për vetveten, dëshmia jote nuk është e vërtetë.
 
14 Jezusi u përgjigj dhe u tha atyre: Megjithëse unë dëshmoj për veten time, prapë dëshmia ime është e vërtetë, sepse unë e di nga erdha dhe ku shkoj, por ju nuk mund të kuptoni nga vij dhe ku shkoj.
 
15 Ju gjykoni sipas mishit; unë nuk gjykoj ndonjë njeri.
 
16 Dhe prapë nëse unë gjykoj, gjykimi im është i vërtetë, sepse unë nuk jam vetëm, por unë dhe Ati që më dërgoi mua.
 
17 Është shkruar gjithashtu në ligjin tuaj se dëshmia e dy njerëzve është e vërtetë. 
 
18 Unë jam njëri që jep dëshmi për veten time, dhe Ati që më dërgoi jep dëshmi për mua.
 
19 Atëherë ata i thane atij: Ku është Ati yt? Jezusi u përgjigj: Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim, nëse ju do të më kishit njohur mua, do ta kishit njohur edhe Atin tim.
 
20 Këto fjalë tha Jezusi në shtëpinë e thesarit, ndërsa ai jepte mësim në tempull, dhe nuk vuri ndonjë njeri duart mbi të, sepse ora e tij ende nuk kishte ardhur.
 
21 Atëherë Jezusi u tha përsëri atyre: Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatet tuaja; aty ku shkoj unë, ju nuk mund të vini.
 
22 Atëherë judejtë thanë: Do vrasë veten ai? Sepse ai thotë: Aty ku shkoj unë, ju nuk mund të vini.
 
23 Dhe ai u tha: Ju jeni nga poshtë, unë jam nga lart, ju jeni të kësaj bote; unë nuk jam i kësaj bote.
 
24 Prandaj unë ju thashë juve, që ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse nëse ju nuk besoni që unë jam ai, ju do të vdisni në mëkatet tuaja.
 
25 Atëherë ata i thanë: Kush je ti? Dhe Jezusi u thotë: Madje i njëjti që unë ju thashë që nga fillimi.
 
26 Unë kam shumë gjëra për të thënë dhe të gjykoj në lidhje me ju; por ai që më dërgoi mua është i vërtetë; dhe unë i them botës ato gjëra kam dëgjuar prej tij.
 
27 Ata nuk e kuptuan që ai u fliste atyre për Atin.
 
28 Atëherë Jezusi u tha: Kur ju ta keni ngritur lart Birin e njeriut, atëherë ju do ta dini që unë jam ai, dhe që unë nuk bëj gjë nga vetja ime, por i them këto gjëra, siç më ka mësuar Ati im.
 
29 Dhe ai që më dërgoi mua është me mua; Ati nuk më ka lënë vetëm, sepse unë bëj gjithmonë ato gjëra që e kënaqin atë.
 
30 Ndërsa ai i tha këto fjalë, shumë besuan tek ai.
 
31 Atëherë Jezusi u tha atyre judejve të cilët besuan tek ai: Nëse ju vazhdoni në fjalën time, atëherë ju jeni me të vërtetë dishepujt e mi;
 
32 Dhe ju do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë.
 
33 Ata iu përgjigjën atij: Ne jemi fara e Abrahamit, dhe nuk ishim ndonjëherë skllevër të ndonjë njeriu, si mund të thuash ti: Ju do të bëheni të lirë?
 
34 Jezusi iu përgjigj atyre: Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Cilido që bën mëkat është shërbëtori i mëkatit.
 
35 Dhe shërbëtori nuk banon në shtëpi përgjithmonë, por Biri banon gjithmonë.
 
36 Prandaj nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, ju do të jeni të lirë me të vërtetë.
 
37 Unë e di që jeni fara e Abrahamit, por ju kërkoni të më vrisni mua, sepse fjala ime nuk ka vend brenda jush.
 
38 Unë flas atë që kam parë me Atin tim dhe ju bëni atë që keni parë me atin tuaj. 
 
39 Ata u përgjigjën dhe i thanë: Abrahami është ati ynë. Jezusi u thotë atyre: Po të ishit bijtë e Abrahamit, ju do të bënit veprat e Abrahamit.
 
40 Por tani ju kërkoni të më vrisni mua, një njeri që ju ka treguar të vërtetën, të cilën unë e kam dëgjuar nga Perëndia, këtë nuk e bëri Abrahami.
 
41 Ju bëni bëmat e atit tuaj. Atëherë ata i thanë: Ne nuk jemi lindur nga kurvërimi, ne kemi një Atë, madje Perëndinë.
 
42 Jezusi u tha atyre: Po të ishte Perëndia Ati juaj, ju do të më donit mua, sepse unë dola dhe erdha prej Perëndisë, nuk erdha nga vetja ime, por ai më dërgoi mua.
 
43 Pse nuk e kuptoni të folurin tim? Pikërisht sepse ju nuk mund ta dëgjoni fjalën time.
 
44 Ju jeni të atit tuaj djallit, dhe ju do të kryeni epshet e atit tuaj. Ai ishte një vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndronte në të vërtetën, sepse nuk ka të vërtetë në të. Kur ai thotë një gënjeshtër, ai flet për të tijat, sepse ai është një gënjeshtar, dhe babai i saj.
 
45 Dhe për shkak se unë jua them të vërtetën, ju nuk më besoni.
 
46 Cili nga ju më bind për mëkatin? Dhe nëse unë them të vërtetën, pse nuk më besoni?
 
47 Ai që është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë, prandaj ju nuk i dëgjoni ato, sepse nuk jeni prej Perëndisë.
 
48 Atëherë judejtë u përgjigjën dhe i thanë atij: A nuk themi mirë që ti je një Samaritan, dhe se ke një djall? 
 
49 Jezusi u përgjigj: Unë nuk kam nje djall, por unë e nderoj Atin tim, dhe ju më çnderoni mua.
 
50 Dhe unë nuk kërkoj lavdinë time vetjake; është njëri që kërkon dhe gjykon.
 
51 Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Nëse një njeri e ruan fjalën time, ai nuk do ta shikojë vdekjen ndonjëherë. 
 
52 Atëherë judejtë i thane atij: Tani ne e dimë që ti ke një djall. Abrahami është i vdekur, edhe profetët; dhe ti thua: Nëse një njeri e ruan fjalën time, ai nuk do ta ngjërojë vdekjen ndonjëherë.
 
53 A je ti më i madh se ati ynë Abrahami, që është i vdekur? Dhe profetët janë të vdekur; cilin e bën veten ti? 
 
54 Jezusi u përgjigj: Nëse unë nderoj veten time, nderi im është hiç, është Ati im që më nderon mua, për të cilin ju thoni që ai është Perëndia juaj;
 
55 Por ju ende nuk e keni njohur, por unë e njoh atë, dhe nëse do të thosha: Unë nuk e njoh atë; do të isha një gënjeshtar si ju, por unë e njoh atë dhe ruaj fjalën e tij.
 
56 Ati juaj Abrahami gëzohej të shihte ditën time; dhe e pa atë, dhe ishte i gëzuar.
 
57 Atëherë judejtë i thanë atij: Ti nuk je ende pesëdhjetë vjeç dhe ti ke parë Abrahamin?
 
58 Jezusi u tha atyre: Me të vërtetë, me të vërtetë, unë ju them: Përpara se Abrahami të ishte, unë jam.
 
59 Atëherë ata morën gurë për t’i hedhur kundër atij, por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli, duke kaluar midis tyre, dhe kështu u largua.

Klikoni këtu nëse doni të ktheheni te faqja e përbajtjes së Biblës
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025