PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

UNGJILLI SIPAS LLUKËS

KAPITULLI 23

1 Dhe e tërë turma e atyre u ngrit, dhe e çoi atë të Pilati.
 
2 Dhe ata filluan ta akuzonin, duke thënë: Ne e gjetëm këtë njeri duke zvetënuar kombin, dhe duke ndaluar që ne t’i japim taksë Cezarit, duke thënë se ai vetë është Krishti, një Mbret.
 
3 Dhe Pilati e pyeti atë: A je ti Mbreti i judejve? Ai u përgjigj dhe tha: Ti e thua atë.
 
4 Atëherë Pilati u tha krerëve të priftërinjve dhe njerëzve: Unë nuk gjej asnjë faj te ky njeri.
 
5 Dhe ata u ashpërsuan edhe më shumë, duke thënë: Ai nxit njerëzit, duke dhënë mësim në gjithë tokën e judejve, duke filluar nga Galilea deri këtu.
 
6 Kur Pilati dëgjoi për Galilenë, ai pyeti nëse njeriu ishte një galileas.
 
7 Dhe porsa mësoi se ai i përkiste juridiksionit të Herodit, ai e dërgoi te Herodi, i cili gjithashtu ishte vetë në Jeruzalem në atë kohë.
 
8 Dhe kur Herodi e pa Jezusin, ai u gëzua pa masë; sepse ai ishte i dëshiruar ta shihte atë prej një kohe të gjatë, sepse kishte dëgjuar shumë gjëra për të; dhe shpresonte të shihte ndonjë mrekulli të kryer prej tij.
 
9 Atëherë ai e pyeti atë me shumë fjalë; por ai nuk iu përgjigj fare.
 
10 Dhe krerët e priftërinjve dhe skribët qëndronin dhe e akuzonin fort atë.
 
11 Dhe Herodi bashkë me luftëtarët e tij e bënë për asgjë, dhe e tallën, dhe e veshën me një rrobë të shkëlqyer, dhe e dërgoi përsëri te Pilati.
 
12 Dhe të njëjtën ditë Pilati dhe Herodi u bënë miq bashkë; sepse më parë ishin në armiqësi ndaj njëri-tjetrit.
 
13 Dhe Pilati, pasi i kishte mbledhur bashkë krerët e priftërinjve dhe pushtetarët dhe popullin,
 
14 U tha atyre: Ju e keni sjellur këtë njeri tek unë, si një që zvetënon popullin; dhe, ja, unë, pasi e shqyrtova me kujdes para jush, nuk kam gjetur ndonjë faj te ky njeri në lidhje me ato gjëra për të cilat ju e akuzoni atë;
 
15 Jo, as edhe Herodi; se unë ju dërgova tek ai; dhe, ja, nuk është bërë prej tij ndonjë gjë që meriton vdekje.
 
16 Prandaj unë do ta ndëshkoj atë, dhe do ta liroj.
 
17 (Sepse ishte e nevojshme që ai t’ua lironte atyre njërin në festë.)
 
18 Dhe ata bërtitën fort njëherësh, duke thënë: Shporreni këtë njeri, dhe na liro Barabën;
 
19 (I cili për një kryengritje të bërë në qytet, dhe për vrasje, ishte futur në burg.)
 
20 Prandaj Pilati, duke dashur të lironte Jezusin, u foli përsëri atyre.
 
21 Por ata thirrën, duke thënë: Kryqëzoje atë, kryqëzoje atë.
 
22 Dhe ai për të tretën herë u tha atyre: Përse, ç’të keqe ka bërë? Unë nuk kam gjetur arsye për vdekje tek ai; prandaj unë do ta ndëshkoj atë, dhe do ta le të lirë.
 
23 Dhe ata ishin këmbëngulës me zëra të lartë, duke kërkuar që ai të kryqëzohej. Dhe zërat e tyre dhe të krerëve të priftërinjve mbizotëronin.
 
24 Dhe Pilati mori vendim se duhej të bëhej siç kërkonin ata.
 
25 Dhe ai u liroi atyre atë që ishte futur në burg për kryengritje dhe vrasje, të cilin ata kishin dashur; por ai ia dorëzoi Jezusin vullnetit të tyre.
 
26 Dhe ndërsa e largonin, ata zunë një Simon, një kirenas, duke ardhur nga ara, dhe e vunë kryqin mbi të, që ai ta mbarte atë pas Jezusit. 
 
27 Dhe shkuan pas tij një numër i madh njerëzish, dhe grash, të cilët gjithashtu vajtonin dhe qanin për të.
 
28 Por Jezusi duke iu kthyer atyre tha: Bija të Jeruzalemit, mos qani për mua, por qani për veten tuaj, dhe për fëmijët tuaj.
 
29 Sepse, ja, ditët po vijnë, në të cilat do të thonë: Të bekuar janë beronjat, dhe mitrat që nuk lindin kurrë, dhe gjinjtë që nuk mëndin kurrë.
 
30 Atëherë ata do të fillojnë t’u thonë maleve: Bini mbi ne; dhe kodrave: Mbulonani.
 
31 Sepse nëse ato i bëjnë këto gjëra në një pemë të gjelbër, çfarë do të bëhet në të thatën?
 
32 Dhe ishin edhe dy të tjerë, keqbërës, që po silleshin bashkë me të të vriteshin.
 
33 Dhe kur erdhën te vendi, që quhet Kalvari, atje ata e kryqëzuan atë, edhe keqbërësit, njërin në të djathtë, dhe tjetrin në të majtë.
 
34 Atëherë Jezusi tha: Atë, fali ata; sepse nuk e dinë se ç’bëjnë. Dhe ata i ndanë rrobat e tij, dhe hodhën short.
 
35 Dhe njerëzit rrinin duke vështruar. Dhe bashkë me ta edhe krerët e përqeshnin, duke thënë: Ai shpëtoi të tjerë, lë të shpëtojë veten, nëse është Krishti, i zgjedhuri i Perëndisë.
 
36 Dhe gjithashtu ushtarët e tallnin atë, duke iu afruar, dhe duke i ofruar uthull,
 
37 Dhe duke thënë: Nëse ti je mbreti i judejve, shpëtoje veten tënde.
 
38 Dhe një mbishkrim ishte shkruar gjithashtu mbi të me shkronja greke, latine dhe hebraishte: KY ËSHTË MBRETI I JUDEJVE.
 
39 Dhe njëri prej keqbërësve që u varën e shau atë, duke thënë: Nëse ti je Krishti, shpëto vetveten edhe ne.
 
40 Por tjetri duke iu përgjigjur e qortoi atë, duke thënë: A nuk i trembesh Perëndisë, duke parë që ti je në të njëjtin dënim?
 
41 Dhe ne sigurisht me te drejtë; sepse ne marrim shpërblimin e duhur të veprave tona; por ky njeri nuk ka bërë asnjë të keqe.
 
42 Dhe ai i tha Jezusit: Zot, më kujto mua kur të vish në mbretërinë tënde.
 
43 Dhe Jezusi i tha atij: Me të vërtetë unë të them: Sot ti do të jesh me mua në parajsë.
 
44 Dhe ishte rreth orës së gjashtë, dhe ishte një errësirë mbi të gjithë tokën deri orën e nëntë.
 
45 Dhe dielli ishte errësuar, dhe veli i tempullit u ça në mes.
 
46 Dhe pasi Jezusi klithi me zë të lartë, ai tha: Atë, në duart e tua e besoj shpirtin tim; dhe pasi tha kështu, ai dha shpirtin.
 
47 Tani, kur qindësi pa çfarë ishte bërë, ai lavdëroi Perëndinë, duke thënë: Sigurisht ky ishte një njeri i drejtë.
 
48 Dhe të gjithë njerëzit që u mblodhën bashkë për të vënë re, duke parë gjërat që ishin bërë, rrahën gjokset e tyre, dhe u kthyen.
 
49 Dhe gjithë të njohurit e tij, dhe gratë që e ndoqën atë nga Galilea, rrinin larg, duke i parë këto gjëra.
 
50 Dhe, ja, ishte një njeri me emrin Jozef, një këshilltar; dhe ai ishte një njeri i mirë, dhe i drejtë;
 
51 (Po ky nuk e kishte miratuar këshillën dhe veprën e tyre;) ai ishte prej Aramatheas, një qytet i judejve; i cili edhe vetë priste për mbretërinë e Perëndisë.
 
52 Ky njeri shkoi te Pilati, dhe lypi trupin e Jezusit.
 
53 Dhe ai e zbriti, dhe e mbështolli me pëlhurë liri, dhe e vuri atë në një varr që ishte rrëmuar në shkëmb, ku përpara nuk ishte vënë kurrë njeri.
 
54 Dhe atë ditë ishte përgatitja, dhe sabathi po gdhihej.
 
55 Edhe gratë gjithashtu, që erdhën me të nga Galilea, shkuan pas, dhe vështruan varrin, dhe mënyrën se si ishte vendosur trupi i tij.
 
56 Dhe ata u kthyen, dhe përgatitën erëza dhe vajra të parfumuara; dhe ditën e sabathit pushuan sipas urdhërimit.


Klikoni këtu nëse doni të ktheheni te faqja e përbajtjes së Biblës
Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet