PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

1 Timoteut 1:2

10/18/2023

0 Comments

 
Picture
“Timoteut, birit tim në besim: Hiri, mëshira, dhe paqja, prej Perëndisë Atit tonë dhe Jezu Krishtit Zotit tonë.”
- 1 Timoteut 1:2

​     Apostulli Pal ishte një njeri shumë i zgjuar, shumë besimtar, shumë i zënë në punën e Krishtit. Ai kishte një zemër dhe një vizion të madh për Zotin. Vargu i mësipërm është nga letra e Palit për Timoteun. Shikoni se sa ëmbël flet Apostulli me Timoteun. Ai e quajti atë biri i tij në besim. Kjo na e tregon marrëdhënien e mirë midis këtyre. Ky është për ne një mesazh i mirë, sepse nganjëherë njeriu humbet në punë, dhe nuk vlerëson ndonjë gjë dhe ndonjë njeri. Pali kishte një lidhje të ngrohtë me Timoteun, edhe pse Timoteu nuk ishte i familjes së tij. Ai ishte biri i Palit në besim. Mesazhi për sot është ky: Po! Jeta është e vështirë; puna, e lodhshme; shkolla, një barrë e rëndë; por ne duhet të mos t’i humbasim thesaret e jetës, që janë: njerëzit. Nëse Jezusi na vlerësoi kaq shumë sa që Ai e dha jetën për të na shpëtuar, edhe ne duhet të mbajmë të çmuar çdo njeri në botë. Ne duhet jo vetëm t’i vlerësojmë ata, por edhe të investojmë tek ata. Të investojmë si Pali që shkruante dy letra të mëdha për birin e tij në besim, sepse ai donte që Timoteu të vazhdonte në rrugët e Perëndisë, dhe të ishte i suksesshëm në punën e tij. Midis punëve, problemeve dhe aktiviteteve të jetës, le të mos harrojmë njëri-tjetrin, le të mos humbasim asnjë. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet