PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

1 Timoteut 3:14-15

10/5/2023

0 Comments

 
Picture
“14Këto gjëra po të shkruaj, duke shpresuar që të vij te ti së shpejti; 15Por nëse vonoj shumë, që ti të mund të dish si duhet të sillesh në shtëpinë e Perëndisë, që është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe themeli i së vërtetës.”
- 1 Timoteut 3:14-15

     Kisha është për mua një vend shumë i veçantë. Atje kam gjetur shpresë dhe arsyen e jetës. Shumë njerëz mendojnë çdo ditë: “Pse jam unë këtu në botë?” Ndërsa unë nuk e kam atë pyetje brenda meje. Unë e di pse jam këtu. Perëndia më krijoi. Ai më shpëtoi nga mëkati. Tani jam thirrur të jem shërbëtori i Tij çdo ditë të jetës sime. Domethënë, unë kam një themel të fortë për jetën time, sepse jam rritur në kishë. Kisha Baptiste është një vend i mrekullueshëm, atje mësova dhe po mësoj Biblën; atje mësova t’i lutem Perëndisë, të këndoj këngët e Tij, ta adhuroj Zotin sinqerisht nga zemra; atje mësova si të jem një njeri i ndershëm; atje gjeta gëzimin e jetës; atje, përmes besimit te Jezusi, fitova jetë të përjetshme. Çfarë do të bëja unë pa kishën? Unë do të isha i humbur. Vargu i sipërm nga Bibla thotë që kisha është shtëpia e Perëndisë. Më vjen shumë keq për ata që nuk e njohin kishën e vërtetë. Atje ne mësojmë si të kemi marrëdhënie me Perëndinë. Kisha është një vend i rëndësishëm edhe për gjithë botën, sepse vargu thotë që është “shtylla dhe themeli i së vërtetës.” Nëse kisha është ashtu, është turp të mos shkojmë atje, dhe është gjëja më e trishtuar kur qeveria nuk i lejon njerëzit të shkojnë atje të mësojnë për Zotin dhe Krijuesin e tyre. Kisha duhet të jetë qendra e jetës sonë. Amin! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet