PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

2 Korintasve 9:2

10/29/2024

0 Comments

 
Picture
“...zelli juaj ka nxitur shumë të tjerë.”
- 2 Korintasve 9:2
     Nganjëherë ne mendojmë që veprat tona nuk kanë ndikim mbi njerëz të tjerë. Ndoshta ne duam të jetojmë sipas dëshirave tona, dhe të mos shqetësohemi për të tjerët. Nëse vazhdojmë kështu, ne jemi të çmendur. Për shembull, kur dikush nuk është besnik në kishë, disa të tjerë që nuk janë aq të fortë në besim mund të humbasin interesimin në kishë. Kur dikush i shërben Zotit me një zemër të zjarrtë, edhe të tjerët mund të nxiten për të bërë këtë punë të mirë. Ndikimi juaj mbi të tjerët mund të përdoret në mënyrë pozitive, ose negative. Te vargu ynë për sot, kjo nxitje është pozitive. Besimtarët e kishës në Korint ishin prekur thellë në shpirt për shkak të varfërisë së besimtarëve të tjerë dhe nga zemra e tyre filluan të grumbullonin dhe të jepnin ndihmë për besimtarë të varfër. Apostulli Pal u mrekullua me bujarinë e tyre, dhe u mburr për ata në kishat (Patjetër, duke i dhënë Perëndisë lavdi për bujarinë e tyre). Pastaj të tjerët kishin dëshirë për të ndihmuar. Zelli i besimtarëve në Korint ishte shkaku i shumë veprave të mira bërë nga të tjerët. Tani, le të mendojmë për veten tonë. Çfarë lloj ndikimi kemi ne mbi të tjerët? A tregojmë ne që rruga e Jezusit (e Biblës) është rruga më e mirë? A inkurajojmë njerëz të tjerë ta ndjekin Jezusin? Apo i dekurajojmë ata? 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet