|
“Megjithatë themeli i Perëndisë qëndron i sigurtë, duke pasur këtë vulë: Zoti i njeh ata që janë të tij. Dhe: Çdokush që përmend emrin e Krishtit le të largohet prej ligësisë.” - 2 Timoteut 2:19 Vargu i sipërm gendet te Letra e dytë e Palit për Timoteun. Ai përmend në këtë letër disa burra që janë larguar prej së vërtetës. Më përpara ishin besnik, por në momentin kur Pali shkroi këtë letër, ata kishin filluar të kundërshtonin predikimin e Palit, dhe të përmbysnin besimin e disa besimtarëve. Pali, patjetër, nuk ishte i kënaqur me këtë, por sipas hirit që i ishte dhënë atij prej Perëndisë, ai mbante vazhdimisht një qëndrim pozitiv në Zotin. Pasi përmendi mësimet e këtyre burrave të korruptuar, ai e tha këtë: “Megjithatë themeli i Perëndisë qëndron i sigurtë…”. Edhe pse e vërteta sulmohej prej mësuesve të këqij, prapë themeli i Zotit qëndronte i sigurtë. Lavdi Zotit! Nuk ka njeri apo demon që mund ta shkatërrojë punën e Zotit. E vërteta e Tij qëndron përgjithmonë. Satani nuk mund ta shkatërrojë atë! Fetë e rreme nuk mund ta fshehin atë! Fjala e Tij marshon drejt fitores! Themeli i Zotit nuk lëkundet me stuhitë e botës. Ai qëndron, dhe do të qëndrojë përgjithmonë. Nëse doni të jeni të palëkundshëm në këtë botë dhe në botën tjetër, kontrolloni themelin tuaj. Ndërtoni jetën tuaj mbi themelin e Fjalës së Perëndisë, Biblën. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
April 2026
Kategoritë |