PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

2 Timoteut 2:24

10/11/2023

0 Comments

 
Picture
“Dhe shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet; por të jetë i dashur me të gjithë njerëzit, i gatshëm për të dhënë mësim, i durueshëm…”
- 2 Timoteut 2:24

     Apostulli Pal ishte në burg. Puna e tij për Perëndinë u krye. E mbaroi garën e tij. Ai luftoi mirë për hatrin e Ungjillit të Jezusit. Kur e lexojmë letrën e dytë të Palit për Timoteun, ne duhet të kuptojmë që këto janë fjalët e tij të fundit. Patjetër në këto shkrime ne shikojmë një besim të fortë te Perëndia. Ne kuptojmë që ai e donte shumë Jezusin. Ai donte që edhe Timoteu të jetë besnik ndaj Zotit. Gjithashtu, në këto shkrime, Pali tha që shumë e braktisën atë. Aleksandri e keqtrajtoi Palin. Demasi iku nga Pali për të shkuar në Selanik, sepse e donte botën më shumë se Jezusin. Disa kundërshtuan mësimet e Palit, disa i mësuan midis besimtarëve mësimet e rreme. Pali duhet të ishte shumë i inatosur. Ndoshta ishte kështu. Patjetër, bariu inatoset kur ujku hyn në tufën e tij. Pali prapë nuk e teproi në këtë gjë. Ai ishte i durueshëm. Edhe meqë shumë u larguan prej tij, ai i shkroi këto fjalë të bukura: “…shërbëtori i Zotit nuk duhet të grindet; por të jetë i dashur me të gjithë njerëzit, i gatshëm për të dhënë mësim, i durueshëm…”. Me të vërtetë, Pali ishte një guximtar për Zotin, por prapë, si Jezusi, ai ishte zemërbutë edhe ndaj atyre që e ketrajtuan. Te 2 Timoteut 4:16, Pali tha: “Në përgjigjen time të parë nuk qëndroi njeri me mua, por të gjithë më braktisën; unë i lutem Perëndisë që ai t’i mos fajësojë ata.” Kjo tingëllon si lutja e Jezusit në kryq: “Atë, fali ata sepse nuk e dinë se ç’bëjnë.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet