PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

BIBLA THOTË...

2 Timoteut 1:1

2/26/2026

0 Comments

 
Picture
“Pali, një apostull i Jezu Krishtit prej vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus...”
 - 2 Timoteut 1:1

     Vargu i sipërm është fillimi i letrës së dytë të Palit për Timoteun. Në pothuajse çdo letër që shkruante, Pali fillonte me emrin e tij dhe me një përshkrim të zyrës së tij në punën e ungjillit. Sot, unë dua të shkruaj diçka për frazën e fundit të këtij vargu, ku Pali tha: “...sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus...”. Ne që besojmë te Jezusi kemi një premtim për jetën e përjetshme. Te Gjoni 3:16, Bibla thotë: “Sepse kështu Perëndia e deshi botën, që ai dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Biri i Perëndisë është Jezusi, dhe nëse ju, sot, do të besonit tek Ai, edhe ju do ta keni premtimin e jetës së përjetshme nga Perëndia. Jezusi është rruga për jetën e përjetshme. Te Gjoni 14:6, Bibla thotë: “Jezusi i tha: Unë jam rruga, e vërteta, dhe jeta; nuk vjen ndonjë njeri tek Ati, përveç përmes meje.” Nëse doni të fitoni jetën e përjetshme sot, nuk ka rrugë tjetër përveç Jezusit. Tani, në fund, unë dua ta theksoj atë fjalë “premtim”. Ky nuk është premtimi i njeriut që mund të thuhet dhe të thyhet lehtësisht. Jo, jo, jo! Ky është premtimi i Perëndisë që nuk mund të gënjejë. Domethënë, ky premtim është po aq i fortë sa besnikëria e Perëndisë. Amin!
0 Comments

Psalmi 119:105

2/24/2026

0 Comments

 
Picture
“Fjala jote është një llambë për këmbët e mia, dhe një dritë për udhën time.”
- Psalmi 119:105

     Ne e kemi Fjalën e Zotit! Ky është një fakt i bekuar dhe i frikshëm; i bekuar, sepse ne i kemi udhëzimet e Perëndisë për jetën tonë; i frikshëm, sepse në ditën kur do të qëndrojmë para Zotit në gjyq, ne nuk do të kemi asnjë justifikim përse nuk kemi zbatuar porositë e Tij. Ju që lexoni këtë sot, e keni në dorë Fjalën e Zotit. Ju lutem, mos e shmangi Atë, sepse në Fjalën e Tij ka dritë; shpëtim; shpresë; shërim; jetë të përjetshme; falje të mëkateve; udhëzime për jetë në botë; shembuj të njerëzve të mirë dhe të këqij; profeci për çfarë do të ndodhë në të ardhmen; historinë e plotë të Jezusit, Shpëtimtarin tonë të bekuar; dënim për të papenduarit; edhe shumë më shumë. Fjala e Tij ka qenë, me të vërtetë, një llambë për këmbët e mia në këtë botë ku duket që errësira, ligësia, korrupsioni, padrejtësia, tundimi dhe mëkati bashkë-sundojnë midis njerëzve. Si mund të gjejmë ne rrugën e duhur? Si mund të rrisim fëmijë të ndershëm? Si mund mbrojmë një sjellje morale në shoqëri? Në këtë botë ku dëgjojmë kaq shumë zëra që thonë se rruga e tyre është rruga e drejtë, kë do ta dëgjojmë? Le të vazhdojmë me Atë Fjalë që ka qëndruar fort gjatë epokave të historisë. Le të qëndrojmë me Biblën! Çdo njeri që beson, duhet të jetë edhe një studiues i Biblës.
0 Comments

1 Timoteut 4:8

2/19/2026

0 Comments

 
Picture
“Sepse ushtrimet trupore vlejnë pak; por perëndishmëria vlen për të gjitha gjërat, duke pasur premtimin e jetës që është tani, dhe të asaj që do të vijë.”
- 1 Timoteut 4:8

     Çdo ditë shumë njerëz shkojnë në palestër, ose në klasë ku mund të mësojnë luftim japonez, ose ku mund të mësojnë kërcim zumba. Disa të tjerë dalin thjesht të ecin në bulevard. Gjithë këto bëhen për të ruajtur shëndetin e trupit. Është mirë kur njerëzit kanë vullnet të bëjnë stërvitje, dhe Bibla thotë që kjo ka pak vlerë, por perëndishmëria ka vlerë më të madhe. Çfarë do të thotë fjala “perëndishmëri” në Bibël? Perëndishmëria është të jetosh në shenjtëri dhe me nder para Perëndisë; është të jetosh për lavdinë e Zotit dhe me besim sipas Fjalës së Tij, Biblës. Sipas vargut të sipërm, shëndeti shpirtëror ka më shumë vlerë se shëndeti fizik. Tani, patjetër, kur njeriu është i perëndishëm, domethenë, kur jeton për lavdinë e  Zotit, kjo përfshin edhe një kujdes për trupin fizik që Ai na ka dhënë neve. Ne duhet të jemi kujdestarë të mirë për çdo gjë që Zoti ka lënë në duart tona. Le të jemi besnik në lutje, në shërbesat e kishës, në adhurim për Zotin dhe të studiojmë Biblën, sepse këto janë stërvitje me vlerë jo vetëm në këtë botë, por edhe në botën tjetër. Amin!
0 Comments

Psalmi 23:2

2/18/2026

0 Comments

 
Picture
“Ai më bën mua të shtrihem në kullota të gjelbra...”
- Psalmi 23:2
     Ndërsa kalova një kohë në lutje sot, Fryma e Shenjtë më drejtoi te Psalmi 23. Ky psalm i shkurtër mund të jetë më i çmuari midis psalmeve, dhe kjo për shkak të fjalëve të tij ngushëlluese dhe forcëdhënëse. Piktura tërheqëse që gjendet këtu është ajo e Bariut të mirë me delet e Tij të dashura. Bariu është Zoti dhe ne jemi delet e Tij. Vargu i sipërm është vetëm një pjesë e vogël të psalmit, por përmban tri mendime që më inkurajojnë shpirtërisht. I pari është “çlodhje”. Bariu drejton delet e tij në vende të bukura ku mund të shtrihen, të pushojnë, të çlodhen për një kohë. Njësoj, Bariu ynë e di nevojën që ne kemi për çlodhje. Një psalm tjetër na thotë: “Çlodhuni në Zotin”. Mendimi i dytë është “ushqim”. Kullota është vendi ku delet mund të hanë në natyrë. Kullota u jep forcë, jetë dhe kënaqësi deleve. Njësoj,  Zoti e di që ne kemi nevojë për ushqim fizik dhe ushqim shpirtëror. Ai na ka dhënë një kullotë të pasur ku mund të shkojmë dhe shijojme ushqimin e Tij qiellor. Kjo kullotë quhet “kisha”. Mendimi i tretë është “bukuria”. Ka një gje më të bukur se kur e shikojmë në një fushë të gjelbër bariun me delet e tij? Unë them jo. Një pikturë kaq e thjeshtë, por plot me bukuri dhe dashuri. Çfarë është parajsa? Kur të mbërrijmë atje, do të shikojmë që parajsa është Bariu i mire me delet e Tij.
0 Comments

Titusit 3:5

2/16/2026

0 Comments

 
Picture
"Jo prej veprave të drejtësisë që kemi bërë ne, por sipas mëshirës së tij ai na shpëtoi, me anë të larjes së rigjenerimit dhe ripërtëritjen e Frymës së Shenjtë..."
- Titusit 3:5
     Është shumë e rëndësishme që të mos harrojmë kurrë se ku qëndrojmë përpara Perëndisë. Shumë njerëz janë krekosor dhe mendojnë se çdo gjë bëjnë është një nder për Zotin. Ata pretendojnë që Zoti është i kënaqur me ta, dhe që jeta e tyre është diçka e shkëlqyer përpara Perëndisë, engjejve dhe gjithë parajsës. Jo, jo, jo, miqtë e mi. Bibla thotë: "...sipas mëshirës së Tij ai na shpëtoi...". Fjala "mëshirë" në këtë varg na tregon durimin dhe zemërgjërësinë e Perëndisë me ne. Nuk ka njeri që do të hyrë në parajsë për shkak të drejtësisë së vet. Nëse keni, ose do të keni ndonjë gjë të mirë prej së larti, kjo është vetëm për shkak të mëshirës së Zotit. Nëse mëkatet juaj janë të falura sot, është për shkak se ju erdhët tek Ai me një zemër plot pendesë; ju kuptuat ndyrësinë e natyrës suaj; ju ishit tortoruar me sëmundjen më të rëndë dhe më të rrëzikshme në botë (sëmundja e ferrit); ju vrapuat te Zoti në lutje, dhe me lot, trishtim dhe një zemër të thyer, bëtë një thirrje për shpëtim. "ZOT! ZOT! SHPËTOMË! UNË JAM MËKATARI MË I NDOTUR NË KËTË BOTË! SHPËTOMË, O ZOT! SHPËTOMË! Dhe Ai, sipas dashamirësisë së Tij, dhe me një zemër plot mëshirë, erdhi dhe nxori shpirtin tuaj nga llucën e djallit; dhe Gjaku i Jezusit e shlyeu borxhin tuaj të mëkatit! Kjo është mëshira sipas Biblës. Asnjëri prej nesh nuk meriton ndonjë gjë prej Zotit, dhe aspak të shpëtohemi. Po, pse na shpëton Ai? Për shkak të mëshirës së Tij. Amin!
0 Comments

Galatasve 1:24

2/14/2026

0 Comments

 
Picture
“Dhe ata e lavdëruan Perëndinë në mua.”
- Galatasve 1:24

     Çfarë historia jote? Çfarë ka bërë Zoti në ty, brenda teje dhe në jetën tënde. Vargu i sipërm gjendet te Letra e Palit Galatasve. Ai është duke shkruar për ndryshimin që Perëndia bëri në jetën e tij. Më përpara, Pali e përndoqi kishën. Ai mori si burra dhe gra, dhe i futi në burg vetëm sepse besuan dhe rrëfyen emrin e Jezusit. Pali tani predikon Ungjillin. Ai dëshmon kudo se çdo njeri duhet të besojë te Biri i Perëndisë, Jezusi. O çfarë ndryshimi i mrekullueshëm! Perëndia e shpëtoi dhe thirri Palin me anë të hirit të Tij, dhe pastaj besimtarët që u persekutuan prej Palit, e lavdëruan Zotin për ndryshimin në jetën e tij. Jeta jonë njësoj duhet të prodhojë lavdi për Zotin, jo për veten tonë. Fatkeqësisht, shumë që quhen besimtarë, duan lavdi për veten e tyre. Ata duan që njerëzit ta lavdërojnë emrin e tyre. Le të bëjmë jetën tonë një pasqyrë të shenjtë që, kur njerëzit na shikojnë, ata të mund të shikojne pasqyrimin e Zotit te ne. Le të mos kërkojmë lavdi për veten, por vetëm për Atë që dha jetën e Tij në kryq që ne të mund të jetojmë përgjithmonë. Bëj një lutje para Zotit sot, dhe kërko që Ai të lavdërohet me anë të jetës sate. Amin!
0 Comments

Mateu 24:44

2/10/2026

0 Comments

 
Picture
“Prandaj jini gati edhe ju; sepse Biri i njeriut do të vijë në një orë që ju nuk e mendoni.”
- Mateu 24:44

     Në këtë kapitull, ne jemi të sfiduar që të presim me vëmendje të madhe ardhjen e Krishtit. Ai do të vijë përsëri në një moment të papritur. Ai do t’i rrëmbejë njerëzit e Tij që të jenë bashkë me Atë përgjithmonë. Ndërsa pas largimit të besimtarëve do të ndodhë një rrëmujë të paimagjinueshme në këtë botë të tanishme. Vargu thotë: “...jini gati edhe ju...”!!! Ushtria Britanike kishte më përpara një regjiment që u quajt “Royal Field Artillery” ose “RFA” (Artileria Mbretërore e Fushës). Pjesëtarët e këtij regjimenti thoshin që ky shkurtim i titullit, “RFA”, do të thoshte: “Ready for Anything!” (Gati për çdo gjë!). Le të jemi ne njësoj. Nuk e di njeri orën kur Jezusi do të vijë përsëri. Prandaj, le të jemi gati në çdo kohë që të mos vijë Ai dhe të na gjejë duke fjetur shpirtërisht, por që Ai t’i gjejë besimtarët e Tij me një gjallëri dhe zjarr në shpirt duke punuar besnikërisht në fushën e Tij. Unë jam shumë mirënjohës për sakrificën e Jezusit në kryq për ne të gjithë. Le të jetojmë vetëm për lavdinë e Zotit sot! Dhe, le të presim ardhjen e Tij me dashuri dhe gatishmëri!
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025