PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

BIBLA THOTË...

2 Timoteut 2:19

3/24/2026

0 Comments

 
Picture
“Megjithatë themeli i Perëndisë qëndron i sigurtë, duke pasur këtë vulë: Zoti i njeh ata që janë të tij. Dhe: Çdokush që përmend emrin e Krishtit le të largohet prej ligësisë.”
- 2 Timoteut 2:19

     Vargu i sipërm gendet te Letra e dytë e Palit për Timoteun. Ai përmend në këtë letër disa burra që janë larguar prej së vërtetës. Më përpara ishin besnik, por në momentin kur Pali shkroi këtë letër, ata kishin filluar të kundërshtonin predikimin e Palit, dhe të përmbysnin besimin e disa besimtarëve. Pali, patjetër, nuk ishte i kënaqur me këtë, por sipas hirit që i ishte dhënë atij prej Perëndisë, ai mbante vazhdimisht një qëndrim pozitiv në Zotin. Pasi përmendi mësimet e këtyre burrave të korruptuar, ai e tha këtë: “Megjithatë themeli i Perëndisë qëndron i sigurtë…”. Edhe pse e vërteta sulmohej prej mësuesve të këqij, prapë themeli i Zotit qëndronte i sigurtë. Lavdi Zotit! Nuk ka njeri apo demon që mund ta shkatërrojë punën e Zotit. E vërteta e Tij qëndron përgjithmonë. Satani nuk mund ta shkatërrojë atë! Fetë e rreme nuk mund ta fshehin atë! Fjala e Tij marshon drejt fitores! Themeli i Zotit nuk lëkundet me stuhitë e botës. Ai qëndron, dhe do të qëndrojë përgjithmonë. Nëse doni të jeni të palëkundshëm në këtë botë dhe në botën tjetër, kontrolloni themelin tuaj. Ndërtoni jetën tuaj mbi themelin e Fjalës së Perëndisë, Biblën. Amin!
0 Comments

Filipianëve 4:19

3/20/2026

0 Comments

 
Picture
“Por Perëndia im do të plotësojë gjithë nevojën tuaj sipas pasurisë së tij në lavdi prej Krishtit Jezus.”
- Filipianëve 4:19
     Një nga bekimet më të mëdha në jetën krishtere është që kemi siguri që Zoti do t’i plotësojë nevojat që kemi. Vargu i sipërm është siguria jonë! Këtu, është e qartë që Ai i kupton nevojat. Domethënë, Perëndia, i Gjithëfuqishmi merr parasysh kur është një mungesë në jetën time. Kjo është e mrekullueshme! Ai e di që kemi nevoja, por gjithashtu, Ai është në gjendje t’i plotësojë ato. Vargu i sipërm thotë: “…sipas pasurisë së tij…”. Lavdi Zotit! Ndihmësi ynë është shumë i pasur dhe i aftë ta plotësojë nevojën tonë. Nëse nevoja është shërim, Ai është i aftë! Nëse nevoja jonë është një mungesë financiare, Ai është i aftë! Ai është në gjendje të bëjë gjithçka! Tani, ka plot njerëz tokësor që shikojnë një problem dhe kanë aftësi për të ndihmuar, por nuk kanë dëshirë. Zoti ynë ka dëshirë! Ai kupton çdo nevojë, Ai është në gjendje të dërgojë ndihmën e Tij, dhe Ai ka dëshirë ta bëjë këtë. Unë dua të shtoj edhe një mendim tjetër: Ai ka zgjedhur një rrugë për të plotësuar nevojat tona. Vargu i sipërm thotë që rruga është Jezu Krishti. Nëse nuk keni pranuar Jezusin si Shpëtuesin e jetës suaj, pranojeni Atë sot. Amin!
0 Comments

Psalmi 73:24

3/19/2026

0 Comments

 
Picture
“Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde, dhe pastaj do të më pranosh në lavdi.”
- Psalmi 73:24

     Shkruesi i psalmit ka gjetur shpresë te Zoti. Më përpara, në fillim të këtij psalmi, ai shpreh njëlloj pakënaqësi, sepse i shikon njerëzit mëkatarë që jetojnë me salltanet dhe pa shqetësim në botë. Ai vetë është besimtar dhe respekton Zotin, por jeton si në vuajtje dhe vështirësi. Ai thotë që çdo ditë duket që shtohet edhe një problem tjetër. Shkruesi tha që nuk kupton këtë gjë. Pse vuan ai, ndërsa mëkatarët jetojnë pa problem fare? Ai tha që nuk kuptoi këtë gjë nderisa shkoi te shtëpia e Zotit, te vendi ku Fjala e Zotit predikohet, atëherë ai kuptoi fundin e mëkatarëve. Ata shfaqen në mëngjes si bar të njomë, por gjatë ditës në rrezet e diellit, ata thahen shpejt dhe shkatërrohen. Ai që do Zotin do të udhëhiqet vazhdimisht me këshillën e Tij, dhe pas jetës këtu në botë do të pranohet në lavdi. Fjala “lavdi” në këtë varg flet për gëzimet dhe bukuritë e parajsës. Lavdi Zotit! Ne që besojmë te Jezusi, pa dyshim do të vuajmë në këtë botë, por në çdo hap të jetës ne do të kemi ngushëllimin e këshillës së Zotit, dhe kur të mbarojmë me këtë trup mishor, kemi një shtëpi më të mirë atje në parajsë me Jezusin, Shpëtimtarin tonë. Amin!
0 Comments

Psalmi 37:23

3/11/2026

0 Comments

 
Picture
“Hapat e një njeriu të mirë drejtohen prej ZOTIT; dhe ai kënaqet në rrugën e tij.”
- Psalmi 37:23

     Në vargun e sipërm, ne mësojmë për drejtimin e Zotit në jetën e njeriut të mirë. Zoti është aktiv në jetën e tij duke zgjedhur rrugën e tij, duke përgatitur rrugën dhe duke e ndihmuar atë gjatë rrugës. Është një bekim i madh që Zoti drejton hapat tona. Çdo situatë në jetën tonë është formuar në mënyrë të përsosur prej duarve të Tij hynore. Kjo përfshin edhe bekimet e jetës edhe vështirësitë. Le të kemi besim që çdo gjë në jetë, çdo sëmundje, çdo sprovë, çdo arritje, çdo gëzim, çdo zemërthyerje, çdo shërim, të gjitha, bashkëpunojnë për lavdinë e Arkitektit Sovran. Ne jemi punën e dorës së Tij, dhe nëse Ai ka filluar një punë, Ai patjetër do ta mbarojë atë. Tani, Kush është ky njeri i mirë që përmendet në tekst? Ky është ai që bërë i mirë prej Zotit. Ne e dimë që Bibla thotë, te Letra e Romakëve 3:12: “...nuk është ndonjë që bën mirë, jo, as edhe një...”. Domethënë, nuk ka njeri që është i mirë para Zotit përveç atij që është shpëtuar prej Tij. Prandaj, ky njeri i mirë në tekst është ai që përmes besimit te Jezusi është larë nga mëkatet e tij; ai është shfajësuar përmes Gjakut të Krishtit, dhe ai është bërë i mirë prej punës së Fjalës së Perëndisë. Lavdi Zotit!
0 Comments

Jonahu 3:1

3/7/2026

0 Comments

 
Picture
"Dhe fjala e ZOTIT erdhi te Jonahu për herë të dytë..."
- Jonahu 3:1
     Pse erdhi fjala e Zotit për herë të dytë te profeti Jonah? Sepse herën e parë ai nuk iu bind Zotit. Perëndia e urdhëroi atë të shkonte dhe të predikonte në Nineveh, por ai nuk shkoi. Ai nuk respektoi Fjalën e Zotit. Në fakt, ai u çua dhe iku në drejtim tjetër. Ai u largua pa bërë vullnetin e Perëndisë. Kjo është një vepër që tregon një mungesë besnikërie në shpirtin e profetit ndaj Zotit, por në vargun e sipërm, ne gjejmë një parim Biblik dhe shpresëdhënës për secilin prej nesh. Këtu, Zoti zbulon dhe madhëron mëshirën e Tij. Ai i foli Jonahut për herë të dytë. Perëndia do të ishte i drejtë nëse nuk fliste më kurrë me Jonahun, por sipas dashamirësisë së Tij, Ai i dha profetit një mundësi (ose shans) tjetër. Zoti bën njësoj edhe me ne. Ndoshta, më përpara, ju keni e refuzuar Zotin dhe Biblën, por kur erdhi shansi i dytë, ose i tretë, ju e pranuat mesazhin e Biblës me gjithë zemër. Perëndia ynë është shumë i durueshëm dhe zemërgjerë në atë që na jep shansin e dytë, e tretë, ose e katërt për ta besuar te Jezusi. Le të mos vonojmë ta zbatojmë Fjalën e Tij, sepse edhe kur i bindemi me vonesë, kjo është njëlloj mosbindje. Amin!
0 Comments

1 e Gjonit 3:24

3/6/2026

0 Comments

 
Picture
“...Dhe prej kësaj ne dimë që ai banon në ne, prej Frymës që na ka dhënë.”
- 1 e Gjonit 3:24
     Apostolli Gjon ishte një dishepull i dashur për Jezusin. Ai ishte një besimtar i përzemërt dhe i moshuar kur u shkruante letrat e tij kishave. Ai shkruante si një baba duke biseduar me fëmijët e vet. Ai shkruante për të forcuar besimin tonë. Një shprehje që gjendet shpesh në shkrimet e tij është: “...prej kësaj ne dimë...”. Në vargun e sipërm, ai thotë që kemi një provë me anë të cilës mund të kuptojmë nëse Zoti banon brenda nesh, apo jo. Prova është Fryma e Tij. Sot, unë dëgjova një predikues i moshuar që thotë: “Fryma e Zotit është një Frymë lutjeje.” Domethënë, Ai shkakton lutje në jetën e besimtarit. Ai nuk lejon që ne të kalojmë shumë kohë pa lutje. Predikuesi thotë: “Fryma e Zotit është një Frymë fuqie.” Ai sjell fuqi, forcë dhe guxim hynor në jetën e besimtarit. Frika zhduket në praninë e Tij. Në fund, ai thotë që Fryma e Shenjtë është një Frymë lavdie. Besimtari mund të kuptojë që ai është i shpëtuar dhe i mbushur me Frymën e Zotit kur brenda tij është një dëshirë e jashtëzakonshme të lartësojë dhe ta lavdërojë Zotin e Biblës. A është Zoti brenda jush sot? A i keni brenda jush këto karakteristikat e Frymës së Shenjtë?
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2026
    March 2026
    February 2026
    January 2026
    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025