PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Romakëve 10:8

4/15/2025

0 Comments

 
Picture
“Që nëse ti do të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe do të besosh në zemrën tënde që Perëndia e ngjalli atë prej së vdekurish, ti do të shpëtohesh.”
- Romakëve 10:8

     Mesazhi i Perëndisë, për çdo njeri në botë, është që ai ose ajo duhet të shpëtohet. Mesazhi i besimtarëve, i kishës dhe i Biblës është që ti duhet të shpëtohesh me anë të besimit te Jezu Krishti. Nëse ka një ka ndonjë lloj besimi, feje, ose kishe që nuk e predikon këtë mesazh kryesor të Zotit, shënojeni atë si një fe të rremë. Pse erdhi Krishti, Biri i Perëndisë në botë? Përgjigjja e Apostullit Pal është: “ ... Krishti Jezus erdhi në këtë botë të shpëtojë mëkatarët...” (1 Timoteut 1:15). Mik, Perëndia do që ti të shpëtohesh. Nga tani e tutje, kur ti të shikosh një kryq në kishë, në mal, ose i varur në qafën e ndokujt, mos harro që Jezusi hyri në botë dhe vdiq në atë kryq që ti dhe çdo mëkatar tjetër të mund të shpëtohet nga dënimi i mëkateve. Sakrifica e Tij në kryq ishte për ty. Sot, ti mund ta fitosh këtë shpëtim përmes besimit të sinqertë dhe të thjeshtë te Jezusi. Ai është Shpëtimtari i botës! A do ta pranosh Jezusin sot? Ai të do ty, dhe të pret me duart hapur. Largohu prej mëkateve të botës dhe shko te Jezusi Zot. Amin!
0 Comments

Hebrenjve 12:14

4/14/2025

0 Comments

 
Picture
“Ndiqni paqen me të gjithë njerëzit, dhe shenjtërinë, pa të cilën askush nuk do ta shohë Zotin...”
- Hebrenjve 12:14
     Bibla thotë në këtë varg që mundësia ekziston për njerëzit të shikojnë Zotin. Ky varg flet, patjetër, për pas jetës këtu në botë, domethënë, në parajsë, kur zemërpastërtit do ta shikojnë Shpëtuesin e tyre. Unë besoj që ky varg flet edhe për sot. Ne mund ta shikojmë Perëndinë në çdo gjë. Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Gjithësia është puna e dorës së Tij. Kur një besimtar shikon botën, ai shikon Zotin. Ne mund të shijojmë praninë e Perëndisë edhe në shërbesat e kishës. Ai është me ne kur kalojmë kohën në shtëpi në leximin e Biblës dhe në lutje. Unë dua ta shikoj Perëndinë çdo ditë, çdo moment të jetës sime. A e shikoni ju Zotin? A keni dëshirë ta shikoni? Në vargun e zgjedhur për sot, Bibla na mëson që pa shenjtëri, askush nuk mund ta shikojë Zotin. Prandaj, nëse doni ta shikoni Atë në këtë botë dhe në botën tjetër, ne kemi dy gjëra që duhet të bëjmë: #1 Beso te Jezusi; sepse Bibla na mëson që kur besojmë tek Ai, Gjaku i Tij na pastron nga çdo mëkat. Kjo është shenjtëria e përjetshme përpara Perëndisë që Ai na e jep si dhuratë për shkak të besimit. #2 Jeto në shenjtëri në këtë botë; sepse ne nuk mund të jetojmë në mëkat, dhe pastaj, të mendojmë se do të shikojmë Zotin. Mëkati na largon nga Perëndia, por shenjtëria është si një palë syze të lavdishme që na ndihmon ta shikojmë Atë që është i padukshëm. Amin!
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet