PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Efesianëve 3:19

7/8/2022

0 Comments

 
Picture
“Dhe të njihni dashurinë e Krishtit, që kalon dijeninë, që ju të mbusheni me gjithë plotësinë e Perëndisë.”
- Efesianëve 3:19
​     Dashuria është një nga temat e mëdha të Ungjillit. Zoti e do botën. Ai i do njerëzit e botës. Dashuria e Tij për ne u shfaq në një mënyrë madhështore kur Biri i Perëndisë u flijua në kryq për hatrin tonë. Ai na tregon dashurinë e Tij çdo ditë prej ngrohtësisë së Tij që na mbështjell dhe që na mbron. Si mund të humbasim shpresën? Ne jemi mbështetur në krahët e Tij të fortë. Si një foshnjë që sapo fillon të ecë, vazhdon para, dorë për dore me babain e vet, edhe ne mund ta përballojmë të ardhmen me Mikun tonë të dashur. Ne jemi të sigurtë për shak të dashurisë së Tij të madhe! Nuk ka fjalë që ta shpjegojmë mirë (aq sa duhet) këtë dashuri. Ndoshta gjatë jetës suaj, ju keni qenë të keqtrajtuar, ose abuzuar. Ndoshta, ju i kishit besuar fort dikujt, por ai ose ajo ju la në baltë. Zoti kurrë nuk do t’ju zhgënjejë juve! Atë punë që fillon për të mirën tuaj, Ai do ta vazhdojë. PO! PO! PO! Perëndia ju do me një dashuri të përjetshme! Sot, le të përpiqemi ta duam më shumë Zotin! Nëse i keni besuar Krishtit, si Shpëtuesi i jetës suaj, mos u shqetësoni! Jeni të sigurtë në dashurinë e Tij të mrekullueshme!
0 Comments

Jakobi 3:10

7/2/2022

0 Comments

 
Picture
“Nga e njëjta gojë dalin bekim dhe mallkim. Vëllezërit e mi, këto gjëra nuk duhet të jenë kështu.”
- Jakobi 3:10
     Gjëja më e vështirë për të mbajtur është goja, ose më e saktë, gjuha. Dikush ka thënë që nëse një njeri mund të zotërojë gjuhën e tij, ai mund të komandojë mirë edhe mendjen edhe trupin. Unë e kam fjalën që ne duhet të kemi kujdes për atë që themi, për fjalët ose shprehjet që përdorim. Le t’i përdorim fjalët për të bekuar, dhe jo për të mallkuar. Ne duhet ta ruajmë mirë edhe zemrën, sepse sipas Biblës, fjalët që themi vijnë nga zemra. Domethënë, nëse kemi gjëra të keqija brenda, pastaj këto do të dalin me fjalët që themi, por nëse e ruajmë mirë zemrën, dhe e mbushim atë me gjërat e Perëndisë, atëherë ne do t’i bekojmë me fjalët tona. Bibla na mëson që zemra edhe gjuha, të dyja, janë shumë të keqija. Te Jeremia 17:9, Bibla thotë: “Zemra është më mashtruese se të gjitha gjërat, dhe shumë e ligë…” Shumë njerëz të famshëm, si nga filmat ose nga bota muzikore, u thonë fëmijëve tanë që duhet ta ndjekin zemrën. Jam i sigurtë që ju e keni dëgjuar këtë shprehje: “Ndiq zemrën tënde!” Sipas Biblës, kjo nuk është një këshillë e mirë. Ne duhet të ndjekim Perëndinë, dhe të kërkojmë vullnetin e Tij. Gjithashtu, te Jakobi 3:8, Bibla thotë: “…Por gjuhën nuk mund ta zbusë njeri; ajo është një e keqe të panënshtrueshme, plot me helm vdekjeprurës…”. Prandaj, sot, le të kemi kujdes për zemrën (mendimet nga brenda) edhe për gjuhën (fjalët që përdorim). Amin!
0 Comments

Veprat 7:9

7/1/2022

0 Comments

 
Picture
“Dhe patriarkët, të prekur prej zilisë, e shitën Jozefin në Egjypt; por Perëndia ishte me të,”
- Veprat 7:9

     Jozefi ishte një prej dymbëdhjetë bijve të Jakobit, dhe ishte i dashur për babain e tij, sepse lindi prej gruas së dashur të tij, Rachel. Vëllezërit e Jozefit e kishin zili, dhe ua shitën atë midianitëve. Këta tregtarë e sollën Jozefin në Egjypt, dhe ia shitën Potifarit si skllav. Patjetër, kjo histori tingëllon shumë e dëshpëruar. Jozefi ishte prapë i ri dhe larg shtëpisë së babait të tij, ndërsa vëllezërit e tij bënin sikur ai ishte vrarë. Ata lyen rrobën e tij me gjak qengji, dhe i thanë babait se ishte gjaku i Jozefit. Këtu, ne do të shikojmë diçka shumë interersante. Në këtë histori, ne nuk gjejmë ndonjë ankesë në gojën e Jozefit. Ai nuk e meritonte këtë lloj trajtimi. Ishte një njeri paqësor. Ai u ketrajtua prej vëllezërve, prej midianitëve dhe pastaj prej Potifarit. Si reagonte ai? Edhe në këtë situatë të tmerrshme, Jozefi prapë ruante integritetin e tij. Ai i shërbente Potifarit aq mirë sa ai u bë kujdestari i gjithë pasurive të tij. Ku qëndronte sekreti i suksesit të tij? Unë besoj që kyçi i suksesit gjendet në këtë varg. Bibla thotë: “…Perëndia ishte me të…”. Si mund të mbijetojmë çdo problem? Në fakt, nuk dua thjesht ta mbijetoj, unë dua të dal nga beteja e jetës me dekoratë nga Perëndia. Si mund ta bëjmë këtë? A është Perëndia me ne? Ose, më mirë, a jemi ne me Atë? A i shërbejmë ne Atij? A kërkojmë ne të rrimë afër Tij? A lutemi, lexojmë Biblën, dhe shkojmë besnikërisht në kishë? Te 2 Timoteut 2:19, Bibla thotë: “…Zoti i njeh ata që janë të tij…". A jemi ne të tijtë?
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet