|
“Unë bëra një besëlidhje me sytë e mi; atëherë, përse të mendoja për një zonjushë?” - Jobi 31:1 Pjesa e dytë Sot, unë dua të shtoj disa mendime për vargun që përdorëm herën e kaluar. Jobi ishte një njeri i drejtë para Perëndisë. Ai ishte i përsosur dhe e urrente ligësinë. Siç thamë, Jobi e dinte që mëkati fillon brenda njeriut, si një kokërr ligësie që është mbjellë në zemër. Pastaj, mbin dhe del në dukje përmes sjelljes së njeriut. Ne, në botën e sotëm, kemi nevojë për më shumë burra si Jobi. Si mund ta mbrojmë ne zemrën tonë? Si Jobi, ne duhet të bëmë një besëlidhje me sytë tanë, sepse sytë janë dyert e zemrës. Profeti Jeremia tha: “ Syri im më ndikon në zemër...”. Gjërat që shikojmë hyjnë në zemrat tona, dhe krijojnë brenda nesh pasione, lakmi, gëzim, trishtim, etj. Për të mbrojtur zemrën, ne duhet t’i mbrojmë dyert e zemrës, sytë. Tani, në fund dua të theksoj që, edhe pse Jobi ishte një njeri i mirë, i drejtë dhe i ndershëm, prapë luftonte me epshet brenda vetes. Le të mos mendojmë që ne nuk mund të biem në mëkat. Nëse ai, Jobi, i bekuari i Zotit, luftoi me mëkatet në zemrën e tij, edhe ne, çdonjëri prej nesh, do të luftojmë gjithashtu. Le të lejojmë që vetëm Zoti të sundojë në zemrat tona, jo mëkati!
0 Comments
“Unë bëra një besëlidhje me sytë e mi; atëherë, përse të mendoja për një zonjushë?” - Jobi 31:1 Pjesa e parë Studiuesit e Biblës vendosin historinë e Jobit rreth 1,500 deri në 2,000 vjet para Krishtit, domethënë, ai mund të kishte jetuar në kohën e Abrahamit (2,000 vjet para Krishtit), ose në kohën e Moisiut (1,500 vjet para Krishtit). Ne nuk e dimë me siguri kur jetoi, por ne e dimë se çfarë besoi. Ai besoi te Zoti i Biblës. Ai ishte një njeri i drejtë që e kishte frikë Perëndinë. Në vargun e sipërm, ne i lexojmë fjalët e Jobit. Ai kuptoi, në kohën e tij, para kohës së ligjit të Moisiut, që mëkati fillon brenda njeriut. Ai tha: “...përse të mendoja për një zonjushë?” Domethënë, përse të lejoj që mëkati të ngjizet në mendjen time? Ai e dinte atë fakt që ne e lexojmë te Libri i Proverbave kapitulli 24, vargu 9, që thotë: “Mendimi i marrëzisë është faj...”. Edhe Jezusi vetë tha: “...kushdo që shikon një grua dhe e lakmon ka shkelur kurorën bashkëshortore me atë tashmë në zemrën e tij.” (Mateu 5:28). Le të merremi me njeriun e brendshëm sot. Nëse zemra dhe mendja rregullohen, atëherë sjellja dhe veprat rregullohen automatikisht. I vetmi ilaç për një shpirt të sëmurë me mëkat është Jezusi. E vetmja rrugë të shpëtohemi prej mëkatit është t’i bindemi Biblës.
|
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
October 2025
Kategoritë |