PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

BIBLA THOTË...

Galatasve 5:19

12/2/2023

0 Comments

 
Picture
“Tani veprat e mishit janë të shfaqura, që janë këto: Kurorëshkelja, kurvërimi…”
- Galatasve 5:19

PJESA E DYTË
     Në fillim Zoti krijoi Adamin dhe Evën. Plani i Zotit për martesë është një burrë dhe një grua për gjithë jetën. Nuk është një gjë e lehtë që mëkatet si kurvërimi dhe kurorëshkelja janë në kreun e listës të shtatëmbëdhjetë vepra mëkatare. Zoti e di shumë mirë se kush jemi ne, edhe dëshirat që kemi ne. Jetët dhe ëndërrat e shumë fëmijëve janë të prishura për shkak të një burri të moshuar që nuk mbante nën kontroll epshet e tij. Kjo gjë ndodh në shtëpi, në shkollë, në kishë, në rrugë, në plazh, kudo. Kujdes për fëmijët! Familja prishet kur gruaja e martuar fillon të dëgjojë me kënaqësi komplimente të burrave të ndryshëm, zemra e saj tërhiqet nga ato fjalë të bukura, por ajo nuk kupton se është kurthi i djallit. Shumë djem të rinj që rriten në këtë botë me teknologji luftojnë me gjërat që mund gjenden në internet. Edhe pornografia është mëkat! Në lidhje me listën e mëkateve që gjendet te Romakëve 1, Pali tha: “…ata që kryejnë gjëra të tilla e meritojnë vdekjen, jo vetëm bëjnë të njëjtën, por kanë kënaqësi për ata që i bëjnë ato.” Ne shikojmë që mëkati shfaqet jo vetëm tek ata që kryejnë këto vepra, por edhe tek ata që kanë kënaqësi në këto. Domethënë, ata që me kënaqësi shikojnë këto gjëra në telefon, kompjuter, ose televizor. Pornografia hyn në mendjen, zemrën dhe jetën në një rrugë e fshehtë, por mban hapur viktimat e saj nën një fuqi të pamëshirshme. Mos harroni! Perëndia shikon edhe ato gjëra që kryhen në fshehtësi. Pse i them gjithë këto gjëra? SEPSE NDODHIN ÇDO DITË! Ndodhin në familjen tuaj, kudo rreth nesh. Për këtë arsye bizneset përdorin gra të zhveshura për reklamat e tyre. Ata e dinë që ka diçka brenda njeriut që tërhiqet pas gjërave të tilla. KINI KUJDES NGA KËTA ARMIQ!
0 Comments

Galatasve 5:19

12/1/2023

0 Comments

 
Picture
“Tani veprat e mishit janë të shfaqura, që janë këto: Kurorëshkelja, kurvërimi…”
- Galatasve 5:19

PJESA E PARË
     Te kishat, kohët e fundit, ne kemi predikuar mbi temën e mishit dhe të Frymës. Fjala “mishi” në këtë rast do të thotë “trupi i vdekshëm” që ne kemi në këtë botë. Problemi është që brenda këtij trupi ekzistojnë dëshirat dhe epshet për gjërat mëkatare. Prandaj, ne të krishterë jemi në luftë kundër dëshirave të poshtra që ngrihen brenda nesh. Nëse do të luftojmë, është mirë të kuptojmë se kush është armiku, si duket ai dhe ku është ai. Ka disa vargje në Letrën e Palit për kishën e galatasve ku ai na tregon qartë dhe hapur disa nga armiqtë më të fuqishëm kundër të cilëve po qëndrojmë. Mos harroni që këto gjëra luftojnë kundër Frymës së Perëndisë që të na sjellin nën fuqinë e tyre. Vargu i mësipërm thotë: “Tani veprat e mishit janë të shfaqura, që janë këto…”. Pali vazhdon të përmendë shtatëmbëdhjetë nga armiqtë kryesore që kemi. Sot, shpejt, do flasim për dy të parat. Në fillimin e listës ne shikojmë kurorëshkeljen dhe kurvërimin. Një mesazh i qartë nga Bibla është që marrëdhëniet seksuale nuk lejohen përveç midis një burri dhe një gruaje që janë nën besëlidhjen e martesës. Çdo gjë tjetër është mëkat! Mos u mashtroni me kulturën dhe zakonet e kësaj bote të prishur. Për arsye të mëkateve të tilla sëmundjet që transmetohen seksualisht janë shumë. Nuk ishte plani i Zotit që njerëzit të kenë partnerë të shumëfishtë. Ne do të vazhdojmë dhe nesër me këtë temë.
0 Comments
    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025