PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Efesianëve 1:3

12/2/2024

0 Comments

 
Picture
​“Bekuar qoftë Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na ka bekuar...”
- Efesianëve 1:3
     Me të vërtetë, ne jemi shumë të bekuar. Nëse nuk e kuptojmë këtë gjë është për shkak se jemi të verbër dhe të shurdhër ndaj mirësisë së Perëndisë. Ju që vini në kishë, bëni një llogari për bekimet e Zotit në jetën tuaj. Shikoni se si Ai i ka plotësuar nevojat tuaja gjithë këto vite. Shikoni se si Ai ju ka ruajtur nga rreziqet. Ai i ka plotësuar kërkesat e lutjeve tuaja. Ai ju ka mbuluar me një dashuri të përhershme. Ai ju ka dhënë Frymën e Shenjtë brenda jush, të jetë Udhëheqësi juaj dhe Ngushëllimi juaj. Ai i ka bërë këto gjëra dhe shumë më shumë, edhe pse nganjëherë jemi të ftohtë ndaj Tij. Kuptimi i fjalës “bekim” a “bekuar” në Bibël ka një lidhje të fortë me fjalën “begati”. Fjala “begati” do të thotë “bollëk”. Perëndia na e ka dhënë neve hirin e Tij me bollëk, dashuri me bollëk, shpesë me bollëk, lumturi me bollëk, dhe shumë të tjera. Prandaj, duke menduar për bekimet e Zotit, Pali tha: “Bekuar qoftë Perëndia...”. Në këtë rast, në lidhje me Perëndinë, “bekuar” do të thote “adhuruar”. Pali do që Perëndia ta ketë gjithë lavdinë. Gjithashtu edhe ne, meqë Zoti na ka bekuar kaq shumë, le të kërkojmë të njëjtën gjë; domethënë që zemrat dhe shpirtrat tona të burojnë me adhurim për Atin tonë qiellor të dashur. Amin.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet