PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Efesianëve 3:17

9/19/2022

0 Comments

 
Picture
“Që Krishti të mund të banojë në zemrat tuaja prej besimit…”
- Efesianëve 3:17

​     Si është situata në zemrën tuaj sot? Ky varg na thotë që Krishti mund të jetojë atje, nëse ne kemi besim. Ne e përdorim shpesh këtë shprehje, “besojmë te Jezusi”, por unë mendoj që shumë pak e kapin mirë kuptimin. Nëse nuk keni një zjarr në zemrën tuaj për Krishtin, ju nuk e njihni fare Krishtin, sepse, si mund të keni kontakt me Atë, dhe të vazhdoni në jetën normale. JO! Krishti do ta ndryshojë zemrën dhe jetën tuaj plotësisht. Atje, ku kishte errësirë, tani do ketë dritë (Drita e Perëndisë); atje, ku kishte urrejtje, do të keni dashuri; atje, ku ju ishit të pashpresë do të gjeni një rrugëdalje nga mjerimi juaj. A jeton Krishti brenda jush me të vërtetë? Nëse ndonjë nga ju do të vinte në shtëpinë time, unë do të siguroja që shtëpia të jetë e pastër dhe që ne të jemi gati për vizitën. Nëse duam që Krishti të jetojë në zemrën tonë, pse nuk përgatitemi për Atë? Pse nuk e pastrojmë zemrën nga urrejtja, inati, zilia, nga mendimet dhe ndjenjat e këqija? Pse nuk shtojmë atje gjëra të mira, dashuri, paqe, përulësi, gëzim, durim, mirësi, besim? Në momentin që ne fillojmë të besojmë te Jezusi, në atë moment që e pranojmë Atë si Shpëtuesi dhe Zoti i jetës sonë, Krishti hyn brenda nesh dhe qëndron atje. Pra, le kujdesemi mirë për gjendjen e zemrës sonë, që ambienti atje të jetë mikpritës për Jezusin, Mikun tonë të dashur.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet