PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Eksodi 20:17

2/28/2023

0 Comments

 
Picture
“Mos e lakmo shtëpinë e fqinjit tënd, mos e lakmo gruan e fqinjit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij as ndonjë gjë që është e fqinjit tënd.”
- Eksodi 20:17

URDHËRIMI I DHJETË
     Këtu, te vargu 17, ne gjejmë urdhërimin e fundit. MOS LAKMO! Edhe meqë është i fundit në listë, është fillimi i shumë gabimeve. Këtu shikojmë mëkatin që nga rrënja e tij. Çdo mëkat fillon në zemrën e njeriut. Shikoni pak fjalët e Jezusit, te Marku 7:20-23, Ai tha: “20…Ajo që del nga njeriu, ajo e fëlliq atë. 21Sepse nga brenda, nga zemra e njerëzve, dalin mendime të këqija, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, 22Vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimi, ndyrësitë, syri i keq, blasfemia, krenaria, budallallëku; 23Të gjitha këto gjëra të këqija vijnë nga brenda, dhe e ndotin njeriun.” Për shembull, ne e dimë, që pa dyshim është mëkat ta vjedhim dikë, por mëkat është edhe ta hamë me sy; të kemi zili për atë. Nëse i shikojmë me kujdes këto urdhërimet e Perëndisë, do kuptojmë që urdhërimet 6, 7 dhe 8 (Mos vrit, Mos shkel kurorën bashkëshortore, Mos vidh), këto janë mëkate nga vepra; urdhërimi 9 (Mos bëj dëshmi të rreme ndaj fqinjit tënd), është mëkat nga goja; dhe urdhërimi 10 (Mos lakmo) është mëkat nga mendja. Mëkati nuk është vetëm një vepër që bëjmë, ose një fjalë që themi, është edhe një mendim i keq. Pse është kaq e ligë në sytë e Perëndisë, të kemi lakmi? Pa tjetër, lakmia është fara e vjedhjes dhe vrasjes, por kur ne i lakmojmë ato që ka fqinji, ne harrojmë bekimet që Perëndia na ka dhënë neve, dhe nuk jemi më mirënjohës ndaj Zotit. Te 1 Selanikasve 5:18, Bibla thotë: “Në çdo gjë jepni falënderime; sepse ky është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.”. Le ta zëvendësojmë një zemër lakmitare me një zemër falënderuese ndaj Zotit! Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet