PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Eksodi 23:32-33

8/21/2023

0 Comments

 
Picture
“32Mos bëj asnjë besëlidhje me ta, as me perënditë e tyre. 33Ata nuk do të banojnë në tokën tënde, që të mos të bëjnë ty të mëkatosh kundër meje; sepse nëse ti u shërben perëndive të tyre, ajo patjetër do të jetë një kurth për ty.”
- Eksodi 23:32-33

     Perëndia e Biblës është e vetmja Perëndi të vërtetë. Te Isaia 45:6, Bibla thotë: “Që ata të mund ta dinë nga lindja e diellit, dhe nga perëndimi, se nuk ka tjetër përveç meje. Unë jam ZOTI dhe nuk ka tjetër.” Lavdi Zotit! Ai është Alfa dhe Omega; Fillimi dhe Mbarimi. Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Amin! Ka vetëm një Perëndi atje në qiell. Domethënë, nëse dikush thotë që ka një perëndi tjetër përveç Atij të Biblës, kjo kundërshton mesazhin e Biblës, dhe nuk është e vërteta. Te vargjet e mësipërme, Zoti u tha njerëzve të Tij të kenë kujdes nga ata që u shërbejnë “perëndive të tjera.” Pse? Sepse nëse lejojmë idetë e tyre, ose idetë ateiste, të hynë në mendjet dhe në zemrat tona, ato do të na bëjnë të mëkatojmë kundër Zotit. Gjërat e djallit mund të kenë një ndikim të fortë mbi ne të gjithë. Mos bëni besëlidhje me ta, tha Zoti! Mos lejo që ata të banojnë me ju. Kujdes për çfarë lejoni të hyjë në shtëpinë tënde, dhe në kishën tënde, sepse fetë e tjera dhe perënditë e tjera do të jenë një kurth për ju. Nëse hyjnë, do t’ju kapin, dhe do t’i prishin punët e Perëndisë brenda jush, ashtu si helmi infekton, dhe prish gjithë trupin. Kujdes! Në botën e sotme, ku jetojmë ne, është shumë mirë të lutemi çdo ditë për mbrojtjen e Perëndisë dhe për Gjakun e Jezusit mbi mendjet tona, mbi zemrat tona, sepse djalli është i zgjuar dhe shumë dinak, dhe vjen vetëm për shkatërrim. Amin! Edhe një herë unë them: Ki kujdes!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet