PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Eksodi 28:1, Pjesa e dytë

5/4/2020

0 Comments

 
“Dhe merr me vete, nga bijtë e Izraelit, Aaronin vëllain tënd, dhe me të bijtë e tij, që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit, tamam Aaron, Nadab dhe Abihu, Eleazar dhe Ithamar, bijtë e Aaronit.”
- Eksodi 28:1

     Vetëm Jezusi është Kryeprifti ynë. Jezusi është i vetmi Ndërmjetës midis Perëndisë dhe njeriut. Nuk ka rrugë tjetër për te Perëndia përveç përmes Zotit tonë Jezu Krisht. Ne jemi ndekësit e Tij, dhe prandaj duhet të kërkojmë të ecim në gjurmët e Tij. Vargu ynë thotë këtë për priftërinjtë, “…që ai të mund të më shërbejë mua në ofiqin e priftit…” Priftërinjtë e parë tokësor të Izraelit ishin për t’i shërbyer Perëndisë. Pse? Sepse kjo është një pikturë e përsosur e Jezusit, Kryepriftit të vërtetë. Te Gjoni 14:31, Jezusi tha, “Por që bota të mund ta dijë që unë e dua Atin; dhe si më dha Ati urdhërim, edhe unë kështu bëj. Ngrihuni, le të ikim që këtej.” Jezusi kishte një qëllim në këtë botë, t’i bindej urdhërimit të Atit të Tij. A po përpiqemi të bëjmë njësoj sot? Çdo gjë që ne bëjmë në këtë botë, duhet të jetë një derdhje e bindjes sonë ndaj Perëndisë. Si mund të kuptojmë ne çfarë dëshiron Perëndia? Ne i lexojmë Fjalët e Tij. Ne mund të flasim me Atë drejtpërdrejt në lutje, dhe Ai do të na drejtojë ne me Frymën e Tij! Amin! Shërbejini Perëndisë sot!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet