PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 12:10-11

8/1/2023

0 Comments

 
Picture
“10 Por krerët e priftërinjve u konsultuan që të mund të vrisnin edhe Lazarin; 11 Sepse për shkak të tij shumë prej judejve u larguan dhe besuan te Jezusi.”
- Gjoni 12:10-11
     Lazari ishte i rrezikshëm për fenë e judejve. Ata i trembeshin atij. Pse? Sepse për shkak të tij shumë judej filluan të besonin te Jezusi. Mos harroni se kush ishte Lazari! Disa ditë më parë në këtë histori, ai ishte i vdekur dhe i varrosur, por pastaj erdhi Drita e Jetës, erdhi Jezusi dhe e ngjalli atë prej së vdekurish. Lavdi Zotit! Bibla thotë se edhe ne ishim të vdekur në mëkat, të pashpresë dhe pa Perëndinë në botë, por na erdhi Fryma e Zotit që na ngjalli prej së vdekurish. Po! Dëshmia e Lazarit për Jezusin i bindi mosbesimtarët të hyjnë fushën e hirit të Perëndisë dhe ta bëjnë Krishtin Bariun dhe Zotin e jetës së tyre. Amin! Lazari ishte edhe besnik ndaj Jezusit. Ka shumë njerëz që vijnë te Perëndia me gjithë hallet e tyre, dhe për pak, fillojnë të ndjekin mësimet e Biblës, por më pas, pasi gjejnë më shumë paqe në jetë, ata largojnë nga Zoti. Lazari nuk ishte kështu. Ai e donte shumë Jezusin, dhe qëndronte me Jezusin, edhe kur kishte armiqtë përballë që donin ta vrisnin. Le të mësojmë këto tri gjëra nga Lazari sot: 1. Të gëzohemi në shpëtimin e Jezusit. 2. Të jemi dëshmitarë për Zotin. 3. Të jemi besnikë ndaj Zotit edhe në kohë të vështira. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet