PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 12:21

8/1/2023

0 Comments

 
Picture
“Prandaj ata erdhën te Filipi, i cili ishte nga Betsaida e Galilesë, dhe i kërkuan, duke thënë: Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.”
- Gjoni 12:21

     Ky grup njerëzish që erdhi te Filipi nuk ishin judej, por prapë erdhën te festi në Jeruzalem për të adhuruar Perëndinë. Diku, dikur, këta njerëz mësuan për Zotin e Izraelit dhe me një zemër plot mirënjohje, deshën ta lavdërojnë Krijuesin e gjithësisë. Ndërsa ishin atje, dëgjuan për Jezusin dhe mrekullitë e Tij. Ndoshta, dëgjuan për lindjen e Tij prej një të virgjëre, dhe që ishte Biri i Perëndisë. Gjon Pagëzori dëshmoi në ato ditë: “Ja! Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës!” Këta dëgjuan lajmin e mirë dhe i thanë Filipit: “Zotëri, ne duam të shikojmë Jezusin.” Një kërkesë të përshtatshme dhe të kuptueshme. Ata deshën t’i shikojnë duart që formuan botën siç formon poçari argjilën. Deshën t’i dëgjojnë Fjalët e ëmbla që sollën në ekzistencë çdo gjë nga çika më e vogël te Mali i tmerrshëm Everest që prek edhe qiellin. Këta deshën t’i shikojnë këmbët që kishin shëtitur rrugët e përjetësisë dhe që erdhën poshtë në tokë, për ta shpëtuar njerëzimin. Pyetja ime sot është kjo: A kemi ne të njëjtën dëshirë? A doni ju të shikoni Jezusin sot? Shikojeni Atë në faqet e Biblës. Flisni me Atë në kohën e dashur të lutjes. Kërkojeni Atë me gjithë zemër dhe, pa dyshim, ju do ta gjeni Atë, Jezusin, Perëndinë në mish, Shpëtimtarin e botës. Amin! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet