PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 12:36

8/2/2023

0 Comments

 
Picture
“Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës. Këto gjëra tha Jezusi, dhe u largua, dhe u fsheh prej tyre.”
- Gjoni 12:36
     Ne ishim në errësirën e mëkatit, ishim fëmijët e saj, larg Zotit dhe ishim armiqtë e Tij, por Drita  shpërtheu në mesnatën tonë të pashpresës. Erdhi Jezusi, Drita e Perëndisë te ne. Këtu, te vargu i mësipërm, Bibla thotë: “Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita…”. Në këtë histori, Jezusi ishte atje midis bashkëqytetarëve, dhe erdhi koha që ata ta merrnin vendimin; a do besonin, apo jo? Kur e Vërteta e Perëndisë ju ndriçon juve nga Bibla, është momenti që të besoni dhe të ecni para në Dritën e Tij. Ndërsa ju keni dritë, besoni te drita! Çfarë do bëjmë sot? Do besojmë? Apo do rrijmë të trishtuar në burgun e mosbesimit? Jezusi na urdhëron: “…besoni te drita, që ju të mund të jeni fëmijët e dritës…”. Amin! Ne e dimë që përmes besimit te Jezusi ne jemi lindur në familjen e Perëndisë. Perëndia do të na japë Dritë, dhe nëse ecim para në atë Dritë, Ai do të na ndriçojë akoma më shumë. Hapi i parë është besimi te Fjala e Tij. Fatkeqësisht, bashkëqytetarët e Jezusit nuk deshën ta pranonin Dritën e Tij. Le të mos jemi si ata. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet