PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 16:31

9/6/2023

0 Comments

 
Picture
“Jezusi iu përgjigj atyre: A besoni tani?”
- Gjoni 16:31
​     Dishepujt e Jezusit sapo ishin mburrur për besimin e tyre tek Ai kur Jezusi i pyeti: A besoni tani? Për mua, kuptimi është që ka shumë më shumë për të besuar; ka shumë më shumë për të mësuar. A besoni tani? Mirë! Le të ecim më përpara dhe të shkojmë te një nivel më të lartë të besimit. Ndoshta ka njerëz që mendojnë që kanë arritur në majën e besimit. Patjetër, të shpëtohemi, neve na duhet një besim te Krishti sa një kokërr sinapi, domethënë, besimi minimal, sepse edhe besimi më i vogël mund ta shpëtojë mëkatarin më të madh, por le të mos vazhdojmë me një besim kaq të vogël te Zoti. Te Mateu 8:26, Jezusi u tha dishepujve: “Pse keni frikë, o ju besimpakë?” Frika është armiku i besimit. Nëse kemi frikë, kjo do të thotë që ka një nivel më të lartë të besimit tek i cili nuk kemi mbërritur. Patjetër, mund të them sot, me gjithë zemër: “PO! Unë besoj te Jezusi!”, por gjithashtu kuptoj që kam shumë për të mësuar. Ne duhet të rritemi në besim. Te Marku 9:24, babai me fëmijë të pushtuar nga një djall i tha Jezusit me lot: “Zot, unë besoj; ndihmoje mosbesimin tim.” Domethënë, me të vërtetë ai besoi te Jezusi, por prapë e kuptonte që kishte një dobësi të besimit brenda vetes. Amin! A besoni tani? Le të rritemi në besim, sepse te Letra e dytë e Palit Timoteut 1:7, Bibla thotë: “…Perëndia nuk na ka dhënë frymën e frikës, por të fuqisë, të dashurisë dhe të një mendjeje të shëndoshë.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet