PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 21:19

5/4/2023

0 Comments

 
Picture
“…ai i tha atij: Ndiqmë…”
- Gjoni 21:19
​     Jezusi i tha Pjetrit: Ndiqmë! Kjo është jeta e vërtetë e të krishterëve, që ne thjesht të ndjekim Jezusin. Shikoni së pari se sa e ëmbël është kjo fjalë nga Biri i Perëndisë. Ai do që ju të ecni bashkë me Të. Domethënë, Ai që nuk ka nevojë për ndonjë gjë, Ai që krijoi qiellin dhe tokën, Ai që sundon vetë mbi gjithësinë, Ai do miqësinë tënde. Ai do shoqërimin tënd. Po! Jezusi ju do shumë! Pastaj, shikoni gjithashtu sigurinë e kësaj fjale: “Ndiqmë”. Ne mund të ecim me Jezusin si delet me Bariun. Në këtë botë plot me ujqër shkatërrues, vendi më i sigurtë është në shoqërinë e Bariut. Një bari i moshuar shqiptar më tha që ujqërit i tremben bariut. Ata e dinë që bariu kujdeset për delet dhe është gati të luftojë deri në vdekje për to. Jezusi është akoma më i mirë. Ai dha jetën e Tij për të na shpëtuar. Ai u ringjall prej së vdekurish, dhe ky, Mbrojtësi ynë, është i gjallë përgjithmonë. Nuk vdes më. Lavdi Zotit! Ai është i Gjithëfuqishmi! Ai është i Gjithëdituri! Ai është kudo kurdoherë! Po Ky, Jezusi kujdeset për ne. Tani, në fund, shikoni thjeshtësinë e kësaj fjale. Jezusi i tha Pjetrit: Ndiqmë! Kë do të ndjekim? Jezusin! Vetëm Jezusin! Asnjë tjetër. Jeta krishtere është shumë e thjeshtë. Ndiqni Jezusin! Mbani sytë tek Ai! Ne nuk kemi njëqind apo një mijë perëndi për të ndjekur. Jo! Vetëm NJË! Jezusin! Amin! Jeta bashkë me Krishtin është e ëmbël, e sigurtë dhe e thjeshtë. Lavdi Zotit!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet