PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 3:7

12/18/2024

0 Comments

 
Picture
“Mos u çudit që unë të thashë ty: Ju duhet të lindni përsëri.”
- Gjoni 3:7

PJESA E TRETË
     Unë dua të theksoj këtu që ne duhet të mos harrojmë që ky shpëtim, domethënë, kjo lindja e dytë është një dhuratë nga Perëndia. Te Efesianëve 2:8-9, Bibla thotë: “8Sepse prej hirit ju jeni të shpëtuar nëpërmjet besimit; dhe kjo jo prej vetes suaj; ajo është dhurata e Perëndisë; 9Jo prej veprave, që të mos mburret ndokush.” Zoti e di mentalitetin e njerëzimit. Nëse do të ishte e mundur që ne të shpëtohemi me anë të veprave të mira që kemi bërë, ne të gjithë do të mburreshim duke lartësuar veten tonë mbi të tjerët, por kjo është e papranueshme para Zotit. Ai na dha lindjen e dytë si një dhuratë që pranohet me anë të besimit, dhe pastaj bëjmë vepra të mira për lavdinë e Perëndisë, jo që të shpëtohemi, por për shkak se jemi të shpëtuar dhe duam t’i shërbejmë Zotit. Një problem është që ka besimtarë që kanë filluar në Frymë, dhe mendojnë se do t’i përdorin veprat e mira për ta përsosur veten e tyre para Perëndisë. Patjetër, edhe kjo nuk shkon. Shpëtimi që Zoti na ka dhënë është i përsosur. Ne nuk mund t’i shtojmë ndonjë gjë atij që të bëhet më mirë. Te Hebrenjve 7:25, shkruesi, duke folur për Jezusin, thotë: “...ai është në gjendje edhe t’i shpëtojë plotësisht ata që vijnë te Perëndia nëpërmjet tij...”. Domethënë, përmes sakrificës së Jezusit në kryq dhe përmes ngjalljes së Tij prej së vdekurish, ne kemi një shpëtim të plotë. Lavdi Zotit! Shpëtimi është i plotë, i sigurtë dhe i përhershëm!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet