PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjoni 5:44

5/9/2023

0 Comments

 
Picture
“Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri, dhe nuk kërkoni nderin që vjen vetëm prej Perëndisë?”
- Gjoni 5:44

​     Të besoni te Jezusi është një vendim që secili nga ne duhet ta marrë personalisht. Është e domosdoshme që ne të besojmë tek Ai. Pse? Sepse Ai është e vërteta dhe, unë besoj, që çdo njeri ka dëshirë të qëndrojë në të vërtetën. Duke besuar te sakrifica e Jezusit në kryq, ne gjithashtu jemi të shpëtuar nga dënimi i mëkateve. Lavdi Zotit! Vargu i mësipërm thotë: “Si mund të besoni ju që pranoni nder nga njëri-tjetri…”. Do të jetë shumë vështirë që ju ta pranoni Jezusin, nëse provoni të kënaqni njerëzit, dhe të kërkoni nder nga ata. Ka shumë pak njerëz që do ta ndjekin Jezusin, sepse shumica janë të verbuar nga djalli dhe nga presioni i shokëve. Prandaj Bibla thotë që rruga për në ferr është e gjerë dhe shumë do të hyjnë atje. Le të kërkojmë së bashku atë nder që vjen vetëm prej Perëndisë. Ai na urdhëron të besojmë te Biri i Tij, Jezusi. A do ta ndryshonit ju qëndrimin tuaj për Emrin e Krishtit, për shak të presionit të botës? Mos harroni që bota është në errësirë shpirtërore. Le të kënaqim Perëndinë së pari, dhe pastaj në mënyrën që jetojmë dhe flasim, t’i ndihmojmë që edhe të tjerët të vijnë tek Ai.
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet