PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Gjyqtarët 8:4

11/19/2023

0 Comments

 
Picture
“Dhe Gideoni erdhi te Jordani, dhe kaloi matanë, ai dhe të treqind burrat që ishin me të, u lodhën, megjithatë i ndiqnin ata.”
- Gjyqtarët 8:4

     Ishte një kohë në Izrael kur nuk kishte mbret dhe çdo njeri bënte atë që ishte e drejtë në sytë e vetë. Populli filloi edhe të adhuronte perënditë e rreme. Patjetër, ishte periudhë e errët për kombin. Një vitë, kur erdhi stina për mbjellje në ato rajone, izraelitët mbollën farën e tyre. Kur armiqtë e tyre, midianët, e morën vesh, u inatosën dhe erdhën me gjithë ushtritë dhe deve pa numër, për të shkatërruar prodhimet e Izraelit. Populli hebre atëherë vuajti shumë nga varfëria. Zoti e pa këtë dhe ngriti një shpëtues me emër Gideon. Familja e tij ishte e varfër, dhe ai ishte një njeri pa emër. Perëndia e gjeti atë duke punuar në fshehtësi nga frika e midianitëve. Engjëlli i Zotit i tha atij: “…ZOTI është me ty, ti burrë i fuqishëm dhe trim.” Gideoni u zgjodh nga Perëndia për t’i shkatërruar armiqtë e Izraelit, dhe kështu ai bëri bashkë me vetëm treqind burra. Dy mbretër midianë ikën me vrap nga beteja, por Gideoni i ndoqi që t’i kapte. Në këtë pjesë të historisë, ne e gjejmë vargun e mësipërm. Shikojini përsëri ato fjalë: “…u lodhën, megjithatë i ndiqnin…”. Këto fjalë më prekën në zemër ndërsa po lexoja Shkrimet e Shenjta sot. Bibla thotë që ata u lodhën, por megjithatë vazhduan të luftonin. Nganjëherë edhe ne jemi të lodhur në punën e Zotit, dhe duam të dorëzohemi, ose ta heqim dorën nga Kisha, Bibla dhe Lutja. Le të jemi sot si Gideoni dhe burrat e tij që edhe pse u lodhën, prapë ata vazhduan në atë punë që ishte e domosdoshme për kombin, shtëpitë, fëmijët dhe shpirtrat e tyre. Amin! A jeni të lodhur? Vazhdojmë përpara!!!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet