“Ndiqni paqen me të gjithë njerëzit, dhe shenjtërinë, pa të cilën askush nuk do ta shohë Zotin...” - Hebrenjve 12:14 Bibla thotë në këtë varg që mundësia ekziston për njerëzit të shikojnë Zotin. Ky varg flet, patjetër, për pas jetës këtu në botë, domethënë, në parajsë, kur zemërpastërtit do ta shikojnë Shpëtuesin e tyre. Unë besoj që ky varg flet edhe për sot. Ne mund ta shikojmë Perëndinë në çdo gjë. Ai është Krijuesi i gjithçkaje. Gjithësia është puna e dorës së Tij. Kur një besimtar shikon botën, ai shikon Zotin. Ne mund të shijojmë praninë e Perëndisë edhe në shërbesat e kishës. Ai është me ne kur kalojmë kohën në shtëpi në leximin e Biblës dhe në lutje. Unë dua ta shikoj Perëndinë çdo ditë, çdo moment të jetës sime. A e shikoni ju Zotin? A keni dëshirë ta shikoni? Në vargun e zgjedhur për sot, Bibla na mëson që pa shenjtëri, askush nuk mund ta shikojë Zotin. Prandaj, nëse doni ta shikoni Atë në këtë botë dhe në botën tjetër, ne kemi dy gjëra që duhet të bëjmë: #1 Beso te Jezusi; sepse Bibla na mëson që kur besojmë tek Ai, Gjaku i Tij na pastron nga çdo mëkat. Kjo është shenjtëria e përjetshme përpara Perëndisë që Ai na e jep si dhuratë për shkak të besimit. #2 Jeto në shenjtëri në këtë botë; sepse ne nuk mund të jetojmë në mëkat, dhe pastaj, të mendojmë se do të shikojmë Zotin. Mëkati na largon nga Perëndia, por shenjtëria është si një palë syze të lavdishme që na ndihmon ta shikojmë Atë që është i padukshëm. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
April 2025
Kategoritë |