PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Hebrenjve 13:2

12/23/2024

0 Comments

 
Picture
“Mos harroni t’i prisni të huaj; sepse prej kësaj disa i kanë pritur engjëjt pa e ditur.”
- Hebrenjve 13:2

     Mirëdita! Sot, unë dua ta përdor këtë varg që lexuam dje në kishë. Çfarë mund të mësojmë prej këtij vargu? Së pari, është e qartë që engjëjt janë afër nesh. Nganjëherë këta mund të duken në një trup fizik. Domethënë, sipas Biblës, ne do t’i takojmë ata dhe do të flasim me ta pa e ditur që janë engjëjt e Perëndisë, sepse për ne do të duken si njerëz normal që i takojmë përditë. Ideja që engjëjt e Zotit janë afër nesh duhet të na ngushëllojë në zemër dhe në mendje. Gjithashtu, prej këtij vargu, ne mund të mësojmë që të krishterët duhet të jenë mikpritës. Ne duhet të jemi të dashur ndaj njëri-tjetrit, edhe ndaj të huajve, domethënë, ndaj atyre që nuk i njohim. T’i ndihmojmë, t’i udhëzojmë, t’i ushqejmë. Ndoshta dikush do të thoshte: “Kjo gjë ishte më e përshtatshme në antikitet, por jo në kohën e sotme.” Megjithatë, na u zbulua një e fshehtë këtu që engjëjt mund të vijnë në formën e njeriut dhe ne do të kemi mundësinë t’u shërbejmë atyre që na shërbejnë në emër të Zotit. Vini re këtu, që Bibla nuk thotë që ne duhet të presim çdo njeri në shtëpi. Patjetër, bota është plot me njerëz të rrëzikshëm që nuk duhet t’i ftojmë në shtëpitë tona, rreth familjes dhe fëmijëve. Prandaj ne duhet ta dëgjojmë Frymën e Shenjtë brenda nesh për udhëzimet e Tij në marrëdhëniet tona me ÇDO PERSON. Amin! 
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet