|
“Sepse ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të preket me ndjenjën e dobësive tona; por ai u tundua në të gjitha gjërat ashtu siç jemi ne, por prapë pa mëkat.” - Hebrenjve 4:15 Ky varg mund të sjellë ngushëllim të fortë në shpirtrat tanë, nëse për një moment do të meditojmë për fjalët e tij. Jezusi është subjekti i vargut. Ai është Kryeprifti ynë. Tani, fraza e parë tingullon negative, ndërsa kuptimi është pozitiv. Vargu thotë: “…ne nuk kemi një kryeprift që nuk mund të preket…”. Kuptimi është që ne kemi një kryeprift që mund të preket me ndjenjën e dobësive tona. Domethënë, Jezusi i kupton dobësitë tona, sepse Ai vetë i ka përjetuar ato. Pjesa tjetër e vargut thotë që Jezusi u tundua, ashtu si ne jemi tunduar, dhe prapë Ai nuk mëkatonte ndonjëherë. Ngushëllimi i vargut është ky: Ndërsa udhëtojmë në rrugën e jetës, ne shpesh gjendemi në mes të tundimeve, vuajtjeve dhe dobësive, por le të mos harrojmë, Jezusi ka kaluar në këtë rrugë para nesh. Këmbët e Mësuesit e kanë përgatitur këtë rrugë për ne. Ai i ka mbushur gropat e mosbesimit, dhe ka hequr pengesat e frikës. Ai ka shtruar rrugën tonë me dashurinë e Tij. Ai është i njohur me çdo vështirësi të jetës, dhe është në gjendje t’i ndihmojë ata që tundohen. Amin!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
April 2026
Kategoritë |