PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Jobi 23:10

8/30/2023

0 Comments

 
Picture
“Por ai e di rrugën që unë po marr; pasi ai të më vërë në provë, unë do të dal si flori.”
- Jobi 23:10

     Djalli do të vijë shpesh te ne, dhe do të na thotë që Perëndia na ka braktisur; që Ai na ka lënë në baltë, por kjo nuk është e vërteta. Vargu i sotëm thotë: “…ai (Zoti) e di rrugën që unë po marr…”. Ai e di shumë mirë se ku jemi sot. Ai i kupton problemet, nevojat dhe dëshirat që kemi. Kjo na inkurajon shumë, dhe mjafton thjesht të dimë që Ai kupton gjendjen tonë. Sot, ne jemi në Shëgjin, pranë Lezhës. Dita e parë e udhëtimit, kur u nisëm nga Saranda, diçka shumë interesant ndodhi. Zoti e dinte që lekët që kishim në xhep atëherë nuk mjaftuan për këtë udhëtim. Atë mëngjes unë pashë një mesazh te telefoni im nga një pastor në Amerikë. Ai është një pastor i ri, dhe ka qënë në atë pozicion për vetëm dy muaj. Ai më tha që, te kisha e tyre, ata gjetën një zarf të vjetër në kasafortë, nën shumë letra. Zarfi qe i harruar për pothuajse dhjetë vite. Emri im, “Aaron Wilson” ishte shkruar atje, dhe brenda ata gjetën $800. Lavdi Zotit! Shiko, Perëndia kupton nevojat që kemi. Dhjetë vite më përpara, Perëndia, përmes njërit prej shërbëtorëve të Tij, vendosi një zarf në një vend të sigurtë. Pse? Sepse Ai e di rrugën që unë po marr. Ai i dinte më përpara nevojat që ne do të kishim sot. Ai e dinte që më 28 gusht 2023, Aaron Wilson do të kishte nevojë për ndihmë. Lavdi Emrit të Tij! Ai e di shumë mirë edhe ku jeni ju sot! Te Mateu 6:33, Bible thotë: “Por së pari kërkoni mbretërinë e Perëndisë, dhe drejtësinë e tij; dhe të gjitha këto gjëra do t’ju shtohen.” Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet