PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Jozueu 22:20

10/26/2023

0 Comments

 
Picture
“A nuk bëri një faj Akani, biri i Zerahut në gjënë e mallkuar, dhe zemërimi ra mbi gjithë asamblenë e Izraelit? Dhe nuk vdiq vetëm ai njeri për ligësinë e tij.”
- Jozueu 22:20

     Në këtë varg Jozueu është duke e paralajmëruar popullin e Izraelit për shpagimet e mëkatit. Ai u kujtoi atyre diçka që ndodhi vite më përpara kur Jozueu dhe bijtë e Izraelit sapo kishin hyrë në tokën e premtuar. Në fillim, Zoti u dha atyre një fitore të mrekullueshme në betejën e Jerikos. Atje, ata kishin urdhër nga Zoti të mos preknin ndonjë gjë; domethënë, të shkatërronin çdo gjë. Një njeri që quhej Akan, pas betejës, në rrënojat e Jerikos, pa një rrobë babilonase të bukur, ca argjend dhe një copë flori. Ai i lakmoi këto, dhe duke mos iu bindur urdhërit të Perëndisë, i fshehu në tokë nën çadrën e tij. Pastaj, Izraeli shkoi në betejën e dytë, por atje u mposhtën. Tridhjetë e gjashtë burra izraelitë vdiqën. Jozueu u ankua para Perëndisë për këtë, dhe Perëndia i tha: “Çohu, pse shtrihesh ashtu përmbys? Izraeli ka mëkatuar…”. Kuptimi është: Mos qani! Çohu! Zgjidh problemin! Pastro mëkatin! Vini re që Zoti tha: “Izraeli ka mëkatuar.” Ne do të thoshim që nuk ishte gjithë Izraeli, por vetëm një njeri Akani që mëkatoi, por jo, padrejtësia hyri mes popullit, dhe prandaj ata të gjithë vuajtën për atë. Vargu i sipërm thotë që Akani nuk ishte i vetmi që vdiq për mëkatin e tij. Për shkak të këtij mëkati edhe familja e tij u shkatërrua. Mësimi për sot është: Le të mos mendojmë që vetëm ne, idividualisht, do të vuajmë për mëkatet që bëjmë. Jo! Jo! Jo! Ka edhe njerëz të tjerë që do të vuajnë për mëkatet tona. Le të largojmë çdo padrejtësi dhe mëkat prej nesh! Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet