|
“Sepse është shkruar: Jini të shenjtë; sepse unë jam i shenjtë.” - Letra e parë e Pjetrit 1:16 Ky varg i sipërm që gjendet në shkrimet e Apostullit Pjetri, në Dhiatën e Re, është një citim nga shkrimet e Moisiut në Dhiatën e Vjetër, te Levitiku 20:7. Shëntëria Biblike ka dy kuptime: I pari është shenjtëri në pozicion, domethënë: Ne jemi shenjtëruar përmes besimit te Krishti, sepse Gjaku i Tij na pastron nga mëkatet. Kuptimi i dytë është shenjtëri në praktik, domethënë: Te 1 e Pjetrit 1:15, Bibla thotë: “Por ashtu si është i shenjtë ai që ju ka thirrur, kështu jini edhe ju të shenjtë në gjithë sjelljen tuaj...”. Zoti ynë është i shenjtë. Ai nuk ka gabuar ose mëkatuar asnjëherë. Ai nuk duron dot mëkat në praninë e Tij. Prandaj ne, që duam t’i afrohemi Atij, kemi një urdhër të jetojmë në mënyrë të shenjtë. Nëse quhemi të krishterë dhe prapë i bejmë ato vepra dhe i themi ato fjalë që nuk i pëlqejnë Perëndisë, atëherë ne jemi hipokritë. Unë dua të theksoj këtu që, në jetën e besimtarit duhet të ketë pendesë. Ne nuk mund të jetojmë më në atë mënyrë siç bënim para se pranuam Zotin. Tani ne po i shërbejmë të Shenjtin Perëndi! Le të jetojmë në mënyre të shenjtë për lavdinë e Atij që na shpëtoi!
0 Comments
Leave a Reply. |
Shkruesi:Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? Arkivat
April 2026
Kategoritë |