PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

BIBLA THOTË...

Ligji i Përtërirë 7:20

9/28/2023

0 Comments

 
Picture
“Veç asaj ZOTI Perëndia yt do të dërgojë mes tyre grerëzat, derisa të shfarosen, ata që mbeten dhe fshihen prej teje.”
- Ligji i përtërirë 7:20

     Te Bibla, në vargjet përreth këtij vargu më sipër, Moisiu është duke i treguar popullit të Perëndisë (Izraelit) se si do të hyjnë në tokën e premtuar dhe ta pushtojnë atë. Për shkak të madhësisë së mëkateve të njerëzve të vendit, Zoti e urdhëroi Izraelin t’i asgjësojë ata dhe çdo gjë, pa patur mëshirë. Kjo na tregon që Perëndia nuk mund të durojë mëkat. Edhe ne duhet ta urrejmë atë. Mëkati është turp për gjithë popujt. Në vargun e mësipërm, Moisiu po këshillonte njerëzit se si do t’i shkatërrojnë edhe ata që fshihen prej tyre. Bibla thotë: “…ZOTI Perëndia yt do të dërgojë mes tyre grerëzat, derisa të shfarosen, ata që mbeten dhe fshihen prej teje.” Si mund t’i asgjësonin ata që mbeteshin? Perëndia do t’i ndihmonte ata në këtë punë. Ai do të dërgonte grerëzat midis atyre që ishin fshehur për t’i shtyrë ata në hapësirë. Ai do ta bënte të njëtën gjë edhe për ne. Të dielën e kaluar, ne predikuam në kishë se si na duhet të asgjësojmë çdo pikë mëkati në jetën tonë. Po nganjëherë mëkati mund të fshihet brenda nesh, ose në shtëpinë tonë. Si mund t’i shkatërrojmë edhe ato mëkate që janë fshehur brenda nesh, dhe që sillen me dinakëri? Me ndihmën e Perëndisë do bëjmë këtë!!! Ai e di si ta nxjerrë mëkatin tonë në dritë. Sot, le të kërkojmë ndihmën e Perëndisë që ne të mund të asgjësojmë çdo mëkat brenda dhe rreth nesh. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025