PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Lluka 1:37

6/29/2022

0 Comments

 
Picture
“Sepse për Perëndinë nuk do të ketë gjë të pamundur.”
- Lluka 1:37
     Shikoni botë rreth e qark, shumë situata në jetë duken të pashpresa. Historia rreth këtij vargu është lindja e Jezusit. Ky është Bekimi më i madh që ndonjëherë është shfaqur në botë! Perëndia në mish! Perëndia me ne! Si është e mundur kjo? A nuk është e pamundur? Për Perëndinë nuk ka gjë të pamundur dhe kurrë nuk do të ketë gjë të pamundur. Jo vetëm Maria, por edhe Elisabeta, kushërira e Marisë, do të lindte një fëmijë prej premtimit të Perëndisë. Elisabeta? Ajo ishte shumë e moshuar, and përveç kësaj, gjithë jetën ajo ishte shterpë, domethënë nuk mund të lindte fëmijë. POR, për Perëndinë nuk ka gjë të pamundur! Elisabetës dhe Zaharias, burrit të saj, u lindi një djalë. Emri i tij ishte Gjon. Më pas ai u quajt “Gjon Pagëzori”. Nëse Perëndia është në skuadrën tuaj, mos besoni se në jetën tuaj do të ketë situata të pamundura. Çfarë mund të bëjmë që të ecim para edhe në situata që duken të pamundura? Së pari, kam një pyetje: A po e kërkoni vullnetin e Perëndisë? Për shembull: Perëndia më urdhëroi të predikoj për Jezusin në Shqipëri. Unë mund t’i kisha thënë: “Jo! Dua të predikoj në Amerikë.” Por nëse e kundërshtoja, atëherë, unë do të kisha qenë jashtë vullnetit të Perëndisë dhe larg prej bekimeve të Tij. Elisabeta mund t’i kishte thënë Perëndisë: “Nuk dua fëmijë! Unë dua të jem mbretëresha e Izraelit!” JO! JO! JO! Vullneti i Perëndisë ishte që ajo të lindte një djalë, dhe që ai djalë ta përgatisë rrugën për Krishtin. Prandaj, nuk ishte të pamundur. Mos kërkoni gjëra për të plotësuar lakmitë tuaja. Te Libri i Jakobit 4:3, Bibla thotë: “Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni gabim që të mund ta përdorni atë për epshet tuaja.” Kërkoni vullnetin e Perëndisë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju do ta lavdëroni Atë, dhe në këtë rrugë nuk do të ketë gjë të pamundur! AMIN!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet