PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet

BIBLA THOTË...

Marku 12:30-31

3/27/2023

0 Comments

 
Picture
“30Dhe ti do ta duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde, dhe me gjithë forcën tënde; ky është urdhërimi i parë. 31Dhe i dyti është njësoj, domethënë ky: Ti do ta duash fqinjin tënd porsi veten tënde. Nuk ka urdhërim tjetër më të madh se këta.”
- Marku 12:30-31
PJESA E DYTË
     Unë dua të theksoj edhe njëherë që këtu, te vargjet e mësipërme, ne shikojmë thjeshtësimin e dhjetë urdhërimeve. Sot, unë dua që ne ta studiojmë pak vargun 31, që flet për marrëdhënien tonë me njëri-tjetrin. Tek Eksodi kapitulli 20, Bibla na i tregon dhjetë urdhërimet e Perëndisë. Katër urdhërimet e para kontrollojnë qëndrimin tonë para Zotit, ndërsa gjashtë të fundit rregullojnë sjelljen tonë me njëri-tjetrin. Çfarë thonë ato gjashtë të fundit? 5. Nderoje babanë tënd dhe mamanë tënde. 6. Mos vrit. 7. Mos shkel kurorën bashkëshortore. 8. Mos vidh. 9. Mos bëj dëshmi të rreme ndaj fqinjit tënd. 10. Mos lakmo. Edhe këtu, Perëndia thotë: Mos! Mos! Mos! Domethënë, ne duhet të kemi kujdes të largohemi nga mëkati. Por, vini re që ne mund ta zbatojmë ligjin e Zotit duke respektuar vetëm një porosi që është thjeshtësimi i këtyrë urdhërimeve. Cila është ajo? Bibla thotë: “Ti do ta duash fqinjin tënd porsi veten tënde.” Jo thjesht t’i duam ata, por t’i duam ata porsi vetveten. Edhe Apostulli Pal, e përmendi këtë koncept, te Libri i Romakëve 13:10, Bibla thotë: “Dashuria nuk i bën keq fqinjit të vet; prandaj dashuria është përmbushje e ligjit.” Edhe te 1 Korintasve 13:8, Bibla thotë: “Dashuria nuk bie kurrë poshtë...”. Apostulli Gjon, te letra e parë e tij thotë: “Ai që nuk dashuron nuk e njeh Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri.” Perëndia është dashuri thotë Bibla! Ai i do njerëzit e botës. Ne e duam Zotin. Ai do që ne të duam edhe njëri-tjetrin. Po! Dashuria është përmbushja e ligjit të Tij. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet