PASTORAARONWILSON.COM
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025

BIBLA THOTË...

Mateu 11:30

10/1/2025

0 Comments

 
Picture
“Sepse zgjedha ime është e rehatshme, dhe barra ime është e lehtë.”
- Mateu 11:30

     Çdo njeri punëtor e ndien barrën e punës. Është e lodhshme, por është e mirë. Ne duhet të punojmë që të sigurojmë një jetë të mirë për familjen. Edhe në botën e përsosur, para se Adami dhe Eva mëkatuan, ata ishin punëtorë në kopshtin e Edenit për Zotin. Ne kemi nevojë, në botën e sotme, për më shumë njerëz punëtorë që punojnë në mënyrë të ndershme. Një barrë tjetër në jetë është barra e Satanait. Ai e di se si t’i kapë njerëzit në epshet dhe lakmitë e tyre. Shumë njerëz janë pushtuar nga drogat, nga pijet alkoolike, nga pornografia, nga pasuritë, nga shumë gjëra materiale dhe të përkohshme në këtë botë. Satanai do që ju të jeni aq të rënduar saqë nuk do të hidhni sytë lart dhe të mendoni për Zotin. Një barrë tjetër gjendet te vargu i sipërm. Kjo është barra e Zotit mbi besimtarët e tij. Për këtë, Jezusi tha: “...zgjedha ime është e rehatshme, dhe barra ime është e lehtë.” Për mua, është një kënaqësi dhe një nder i madh që t’i shërbej Zotit. Ai më shpëton, më ndihmon, më qetëson, më do, më jep jetë të përjetshme, më udhëzon në këtë jetë. Nëse shërbimi për Zotin quhet barrë apo zgjedhë, është një barrë që lehtëson çdo barrë tjetër, është një zgjedhë që na liron nga robëria e mëkatit, dhe që na lidh ëmbëlsisht me Shpëtimtarin e dashur të botës. Amin!
0 Comments



Leave a Reply.

    Picture

    Shkruesi:

    Përshendetje! Unë jam Pastori misionar Aaron Wilson. Këto shkrime janë mendimet e mia të thjeshta për disa vargje nga Fjala e Zotit, Bibla. Ne të gjithë kemi një opinion, por çfarë thotë Bibla??? 

    Arkivat

    October 2025
    September 2025
    April 2025
    December 2024
    October 2024
    September 2024
    August 2024
    July 2024
    June 2024
    May 2024
    March 2024
    February 2024
    December 2023
    November 2023
    October 2023
    September 2023
    August 2023
    July 2023
    May 2023
    April 2023
    March 2023
    February 2023
    January 2023
    December 2022
    October 2022
    September 2022
    August 2022
    July 2022
    June 2022
    October 2021
    September 2021
    August 2021
    July 2021
    May 2021
    April 2021
    March 2021
    February 2021
    January 2021
    October 2020
    September 2020
    June 2020
    May 2020
    April 2020
    March 2020

    Kategoritë

    All

    RSS Feed

Proudly powered by Weebly
  • FAQJA KRYESORE
  • Bibla
  • PËRKUSHTIME
  • FOTOGRAFITË
  • KISHAT
  • LAJMET
  • SHPËTIMI
  • KËNGËT
  • Donacionet
  • October-December Photos 2025